Në prangat e policisë kanë rënë pesë persona pas disa shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu mes të arrestuarve ndodhet edhe një grua e cila ka shkaktuar një aksident, duke u përplasur me një mjet tjetër dhe pasi i kanë bërë testin e alkoolit ka rezultuar e dehur.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm:
- L., 22 vjeç, R. K., 51 vjeç dhe N. H., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
- N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
- M., 38 vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me drejtues S. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi me inicialet S. M., i cili pasi mori mjekimin e duhur në spital, është larguar për në banesë etij në gjendje të qëndrusheme shëndetësore.
Gjithashtu mësohet se materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale. Kujtojmë se ditët e fundit numri i aksidenteve tragjike dhe me humbje jete janë shtuar. Po ashtu policia ka rritur kontrollet në zonat që janë më kritike dhe që janë burime aksidenti.