Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i zyrtarëve të policisë, Lala zbulon detaje mbi operacionin

08:45 04/03/2025
Reading Time: 4 min lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV detaje nga një operacion i Policisë së Shtetit, i cili ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë, të dyshuar për lidhje me një grup të strukturuar kriminal që vepronte në zonën e Sarandës dhe Gjirokastrës.

Sipas Lalës, hetimet kanë treguar se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikimin e kanabisit dhe pastrimin e parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në jug të vendit.

Ajo theksoi se prokuroria ka siguruar prova të forta, falë përgjimeve të Sky EÇ-së, të cilat zbulojnë bashkëpunimin e disa zyrtarëve të policisë me kriminelët, në këmbim të pagesave të mëdha.

“Pjesëtarë të Policisë së Shtetit, të cilët janë arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në zonën e Sarandës dhe Gjirokastrës, përfshirë një ish-zyrtar që ka qenë oficer i forcës së posaçme operacionale, janë ndaluar.

Një tjetër person, Erdit Hazizaj, ish-oficer i forcës së posaçme operacionale dhe kandidat për kryetar të bashkisë së Roskovecit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është shpallur në kërkim.

Ky person është i pari që është arrestuar si pjesëtar kyç i grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj, dy individë të njohur në botën e krimit në Sarandë. Ata janë në përplasje të forta me familjarët e Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua në vitin 2022 me një shpërthim të telekomanduar afër TEGut.

Po ashtu, janë arrestuar Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Himarë, dhe Ervis Ali Sinanaj, shefi i krimeve në Lushnjë, ndërkohë që Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare në Himarë, është shpallur në kërkim.

Të gjithë këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit kanë punuar në periudhën kur dyshohet se janë kryer veprat penale në qarkun e Sarandës dhe Gjirokastrës, dhe sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë së posaçme, ata rezultojnë si anëtarë aktivë të grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici.

Për sqarim të opinionit publik, Kristo Qirici është vëllai i Edmond Papës, një biznesmen i njohur dhe pronar i një hoteli luksoz në Sarandë, Blu Sky. Edmond Papa u ekzekutua në dhjetor të vitit 2022, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i njohur me pseudonimin Sanço.

Për këtë grup kriminal, hetimet kanë nisur në dy momente kryesore. Fillimisht janë përdorur përgjimet e Sky ECC-së, të cilat u vënën në dispozicion të autoriteteve shqiptare nga pala franceze.

Aty dyshohet se grupi kishte si aktivitet kryesor trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis-sativa, i cili kultivohej në ambiente të mbyllura me mbështetje dhe favorizim nga policia e shtetit, duke siguruar bashkëpunimin e saj.

Një hetim i nisur nga Policia e Shtetit ka zbuluar se paratë e përfituara nga trafikimi i drogës, sidomos nga kultivimi dhe shitja e kanabisit, investoheshin në pasuri të paluajtshme, si hotele dhe resorte kryesisht në zonën jugore të Shqipërisë.

Katër zyrtarët e policisë të përfshirë, siç përmenda, kanë përdorur aplikacionin Sky ECC. Një moment interesant në hetim është identifikimi i tyre nga prokuroria e posaçme, pasi ata dërguan të dhëna të sakta dhe të qarta, duke bërë të lehtë identifikimin.

Për shembull, një nga zyrtarët, Shkelzen Ruska, kërkoi ndihmën e Kristo Qiricit për të dërguar babain e tij në spital, pasi ai ishte prekur nga COVID-19 dhe më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria ka verifikuar këtë bisedë dhe ka marrë listën e pacientëve të shtruar, ku ka rezultuar se babai i Ruskës ka qenë një nga të shtruarit dhe ka ndërruar jetë në spital. Kristo Qirici i dërgoi mesazh ngushëllimi zyrtarit të policisë.

Gjithashtu, pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal kanë dërguar pamje filmike, duke treguar anëtarët e grupit në ambiente ku kultivohej kanabis. Ata kanë dërguar këto pamje për të siguruar ecurinë e trafikut, dhe më pas prokuroria ka verifikuar ato. Këto ambiente, që rezultojnë të jenë në pronësi të Eldian Allushaj, janë identifikuar si pjesë e aktivitetit të grupit kriminal.

Pjesë kryesore e këtij hetimi është edhe Erdit Hazizaj, i cili ka kandiduar për kryetar të bashkisë së Roskovecit, dhe megjithëse nuk ka fituar, është arrestuar dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Kristo Qiricin, i cili i ka kërkuar ndihmë për të shmangur kontrollet policore.

Në një moment, ai ka shprehur shqetësim për arrestimin e disa personave nga autoritetet greke, duke diskutuar se çfarë duhet të bëjnë në rastin konkret. Kristo Qirici i ka thënë që të shpresojë se të arrestuarit nuk do të kenë shumë informacione dhe ka diskutuar për shuma të ndryshme parash, që mund të arrijnë deri në 40 mijë euro si pagesë për zyrtarët e policisë.

Ka pasur raste kur trafikimi i lëndëve narkotike nuk është realizuar vetëm nga shtetas shqiptarë, por edhe nga shtetas të huaj, si boshnjakë, italianë dhe të tjerë, të cilët janë arrestuar.

Autoritetet greke kanë pasur shqetësime të shtuar lidhur me këtë grup kriminal, ndërkohë që zyrtarët e policisë të përfshirë kanë shkuar deri në fshirjen e gjurmëve, duke mundësuar kështu që aktivitetet kriminale të vazhdonin deri në momentin që autoritetet arritën të sigurojnë përgjimet e Sky ECC dhe prova të tjera, që ekspozuan plotësisht këtë grup kriminal”- tha Lala.

Etiketa: Lalaoperacioni i policise

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para
Kosova u anëtarësua në KiE/ Kurti: Serbia po hakmerret kundër civilëve

Rezervat Shtetërore/ A do të dëshmojë sot Kurti në Prokurorinë Speciale?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.