Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i ish-gjyqtarit Alaudin Malaj, momenti kur ofendon efektivët e policisë (VIDEO)

19:44 25/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë ditës së sotme, ish gjyqtari Alaudin Malaj është shoqëruar nga forcat e policisë  në zonën e Liqenit Artificial Tiranë pranë një parkimi privat.

Mësohet se Malaj është konfliktuar me djalin e tij në lidhje me pronësinë e një makine, ndërsa gjatë shoqërimit ka bërë edhe rezistencë ndaj forcave të policisë.

Ish-gjyqtari ka ofenduar dhe sharë efektivët e policisë disa herë, ndërkohë që ata janë treguar të vetëpërmbajtur dhe e kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Alaudin Malaj është cilësuar si ish-gjyqtari më i pasur në Shqipëri, ndërkohë që që në vitin 2015 ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.

Në gusht të këtij viti Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër mbrojtje për bashkëshorten e tij, duke i kërkuar ish-gjyqtarit që t’i qëndrojë larg.

Forcat e policisë kanë arrestuar Alaudin Malajn, për arsye se është konfliktuar me djalin e tij për pronësinë e një makine. Raportohet se edhe ish-bashkëshortja e ish-gjyqtarit ka pasur urdhër mbrojtjeje ndaj tij, pasi kanë pasur konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Kush është gjyqtari Alaudin Malaj:

Alaudin Malaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Malaj është me një karrierë prej gati tre dekadash i cili dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me vettingun. Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.

Ai është paditur në shtator të 2015 nga ILDKPKI se kishte krijuar një skemë kompanish në emër të familjarëve të tij, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë.

Malaj është cilësuar gjithashtu më parë, si ish-gjyqtari më i pasur në Shqipëri.

Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 11 vjet më vonë, familja e ish kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi.

Duke u bazuar tek deklaratat e tij të pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme nga kallëzuesi.

Rrethi i ngushtë familjar i ish gjyqtarit Alaudin Malaj zotëron katër kompani biznesi; Algan sh.p.k-kompani ndërtimi e themeluar në vitin 1998, Lili sh.p.k për tregtinë e ujit e vitit 2002, Rigels sh.p.k-kompani ndërtimi e themeluar në të njëjtin vit dhe Medbrand KS-kompania më e re e themeluar në tetor të vitit 2014 në Prishtinë.

Në kallëzimin për ish gjyqtarin Alaudin Malaj, ILDKP dyshon se kompanitë në emër të familjarëve janë përdorur për të shtuar fiktivisht të ardhurat e tij për krijim asetesh, përmes transferimit të kuotave apo bashkimit të llogarive personale me ato të kompanisë./Gazetareforma.com/

Etiketa: Alaudin MalajarrestimiIsh gjyqtarikonfliktipolicia

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

I zunë pritë katër persona me maska, plagoset 51-vjeçari në Dibër (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.