Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestime e gjoba, kamerat e fshehta “kapin mat” shoferët gjatë fundjavës

16:34 10/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Shtetit ka vijuar gjatë fundjavës pa ndërpre kontrollet në rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nga kontrollet e kryera kanë përfunduar në prangat e policisë 17 drejtues, ndërsa janë pezulluar 97 leje drejtimi. Në total janë vendosur 2111 masa ndëshkimore, shumë prej të cilave të filmuara në qytetet shqiptare nga efektivët e policisë përmes kamerave të fshehta.

Gjithashtu Policia Rrugore ka bërë apel që edhe këmbësorët të tregojnë kujdes. Thirrja ka qenë veçanërisht për drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Kontrolle të pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës: 17 drejtues mjetesh të arrestuar, 97 leje drejtimi të pezulluara dhe 2111 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, ditën e shtunë në mëngjes, ka parandaluar një ngjarje të mundshme rrugore me pasoja. Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të qarkullimit, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar në rrugën e Rinasit, një autobus 50 vendësh, që po kryente manovra dhe parakalime të gabuara. Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar autobusin dhe pas alkooltesit, rezultoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, drejtonte autobusin në gjendje të dehur, në masën 0.64 ml/l. Drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., 50 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 97 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 2111 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, si parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Etiketa: arrestimegjobakamerat e fshehta

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
Vazhdojnë përplasjet e ashpra mes policisë izraelite dhe palestinezëve, mbi 300 persona të lënduar

Vazhdojnë përplasjet e ashpra mes policisë izraelite dhe palestinezëve, mbi 300 persona të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.