Pasditen e kësaj të enjte, janë ulur në pistën e aeroportit të Rinasit 100 mijë doza të vaksinës kineze Sinovax. Në pritje të kësaj ngarkese, ishin tre ministra, Ahmetaj, Balluku dhe Manastirliu.
Ministrja Balluku në fjalën e saj nga Rinasi u shpreh se duke filluar nga dita e sotme aeroporti është i hapur për fluturime shtetërorë, diplomatike dhe ushtarake. Balluku ka shtuar se me rihapjen e aeroportit u bë e mundur edhe mbërritja e dozave të vaksinave. Kujtojmë se aeroporti ka qenë i mbyllur që nga dita e djeshme për shkak të grevës së kontrollorve. Ministrja Balluku e ka cilësuar edhe një herë tjetër ngjarje të paprecedent atë të ndodhur në Rinas.
“Padyshim sot është si gjithmonë kur mbërrijnë vaksinat është një ditë e veçantë. Vaksinat u ulën në Rinas, për shkak të një protestë të paligjshme të punonjësve. Sot bëmë ulje ngritje për fluturime speciale, ku parashikohen fluturime shtetërore, humanitare, ushtarake dhe Air Albania që është më i rëndësishmi dhe sjell vaksina. Ngjarja e paprecedentë pritej ditën e djeshme ardhja e vaksinës së dytë të 100 mijë dozave”, tha Balluku.
Ndërsa Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se procesi i procedurave të vaksinave u shty me 48 orë, për shkakë të protestës së zhvilluar nga kontrollorët e kompanisë AlbControll. Ajo është shprehur se vaksina ka ardhur në një planë rekord dhe se do të vazhdojnë me planin për vaksinimin masiv. Ashtu si paralajmëroi edhe disa ditë më parë ajo rikujtoi që do të hapën fashat për personat mbi 65 dhe të sëmurët kronik.
“Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe qeverisë ne vendosëm që vaksinat Sinovac u ulën në Shqipëri, por nga kjo vonesë, u shtyn 48 orë procedurat e vaksinave. Nëse s’do të kishim këto vaksina në kohë, sepse dinim se çfarë lufte bërrylash bëhet, sepse një vend tjetër i merr. Ne kemi sjellë vaksinat në një kohë të shpejtë, ti kemi sot dhe të vijojmë planin tonë për vaksinimin masiv, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. 192 mijë nga Sinovac, par dy javësh kemi dhe 100 mijë, që i shërbejnë vaksinimit të popullatës, në përpjekje të kemi kryer vaksinime në muajin maj, për të mbërritur në punën tonë brenda pranverës së ardhshme”, u shpreh
Ministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave, ka dhënë miratimin që në Shqipëri të hënën ose të martën e javës së ardhshme do të mbërrijnë , 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.
“Askush s’do të na ndalojmë të bëjmë 500 mijë vaksinime për shqiptarët. Numrat janë në rënie, kemi filluar ta mundim atë flamë, plani i vaksinimit do të vijojë me shpejtësi për të arritur objektivat që kemi. Jemi duke negociuar me vende mike, prodhues, dje kemi marrë nga Këshilli i Ministrave për të negociuar për 50 mijë doza Spuntik, që vijnë javën e ardhshme. Shqiptarët e shohin që përpjekja është e madhe dhe intensive. Përpjekja e kullës, për të bërë sabotuar sjelljen e vaksinave dështoi dhe ne do të vazhdojmë me të njëjtën ritëm vaksinimin e qytetarëve shqiptarë”, theksoi Ahmetaj.