Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arben Kraja: SPAK po heton zyrtarët “e paprekshëm”, çështjet i mbajmë sekret (video)

11:44 24/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur për herë të parë për “të paprekshmit” në Shqipëri, duke theksuar se viti 2021 do të jetë i vështirë për ta pasi të gjitha strukturat e reja të drejtësisë do të jenë të ngritura. Ai është shprehur se shembujt e parë të goditjes së të kurruptuarve janë dhënë.

Në një intervistë për emisionin “31 Minuta”, Kraja i pyetur për goditjen e grupeve të kokainës së fundmi, ka thënë se me partnerët ndërkombëtarë po hetojnë dhe për grupe të tjera.  Sipas tij, në Shqipëri krimi i organizuar është i ndërthurur me struktura të administratës shtetërore.

Gjithashtu, kreu i SPAK tha se janë duke hetuar dhe për disa ish-gjyqtarë e ish-prokurorë të shkarkuar nga vettingu.

Pjesë nga intervista e Arben Krajës, për gazetaren Anila Hoxha:

Anila Hoxha: Ndërkombëtarët e kanë cilësuar shpesh të korruptuarit e niveleve të larta si të paprekshmit. A ka aktualisht Spak nën hetim  të paprekshëm të politikës?

Arben Kraja: Çështjet e hetimit janë sekret. Zakonisht edhe kodi i procedurës penale e parashikon qartë që të gjitha çështjet që janë në fazën e hetimit paraprak janë sekrete dhe nuk mund të jepen dhe të bëhen publike të dhëna apo detaje nga dosja. Megjithatë unë mund të them këtë që ne nuk kemi asnjë limit, asnjë kufizim kushdo që do përfshihet padiskutim që do të hetohet deri në fund dhe do të kërkojmë përgjegjësi për atë që ka bërë.

Anila Hoxha: Pak përpara plotësimit të 1 vjetorit, prokurorët e Spak, goditën krerë të grupeve kriminale që kanë bërë histori në botën e krimit në Shqipëri. A është ky vetëm fillimi?

Arben Kraja: Rikthemi edhe njëherë asaj që thashë, ne duhet të godasim pandëshkueshmërinë dhe besoj ai  ishte një  mesazhi i qartë që pandëshkueshmëria, kudo që të jetë, është për t’u goditur dhe normalisht është pjesë e punës dhe nuk mund të them që është as fillimi dhe as fundi, sepse ka patur edhe më përpara dënime, por është një standard i punës sonë. Me të njëjtën standard do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim dhe në vitin në vazhdim. Kushdo që të jetë pjesë e hetimeve tona që ka kryer vepra penale, padiskutim që do të ndërshkohet.

Anila Hoxha: Dosja më e fundit është goditja dhe bashkëveprimi i Spak me partnerët ndërkombëtarë, përsa i takon një rrjeti të kokainës. Mund të kemi detaje veç asaj që është bërë publike edhe nga ndërkombëtarët?

Arben Kraja: Detaje nga dosja nuk mund të japim, por kuptohet edhe me përpara që është sekret hetimor. Është bërë një njoftim publik dhe nuk është vetëm ajo dosje, janë shumë dosje të tjera që ne kemi me partnerët  tanë ndërkombëtarë, që punojmë çdo ditë me ta, shkëmbejmë informacione bëjmë hetime të përbashkëta dhe pastaj dalin në rezultate konkrete. Një nga dosjet besoj, ju e kujtoni sepse ka patur edhe njoftim publik nga autoritetet italiane të drejtësisë, e cila u realizua për herë të parë pas shumë e shumë vitesh. Dy prokurori njëkohësisht ekzekutuan vendimet e arrestit, ekzekutuan njëkohësisht vendimet e sekuestros, pasuritë që rriten nga aktiviteti kriminal. Pra ishtë një aksion i goditur perfekt, i cili u reklamua shumë edhe nga Eurojust, i cili menaxhonte dhe drejtonte të gjithë këtë hetim të përbashkët.

Anila Hoxha:A kishte vështirësi Spak për të hetuar ish prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla?

Arben Kraja: Prokurorët e Spak janë korrekt në raport me ligjin, në raport me provat dhe kanë mbajtur një qëndrim që ju e dini është një qëndrim publik. Do shohim çfarë vendimi do jap gjykata.

Anila  Hoxha: Ka gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë nën hetim?

Arben Kraja: Kemi filluar hetim edhe për një grup gjyqtarësh, që janë kompetence e jona, të cilët janë shkarkuar nga vetingu. Eshtë një proces që po vazhdon hetimi.

Anila Hoxha: Të gjithë ata që janë shkarkuar nga vetingu janë nën hetim?

Arben Kraja: Jo të gjitha ata që janë shkarkuar nga vetingu, një kategori e caktuar, sepse jo të gjithë ne i kemi në kompetencë. Ne kemi në kompetencë vetëm gjyqtarët e gjykatës së lartë dhe gjykatës kushtetuese  dhe jo gjyqtarët e shkallëve së tjera.

Anila Hoxha: Z. Kraja, çfarë panorame ka krimi i organizuar në Shqipëri?

Arben Kraja: Ajo që kam konstatuar unë në këtë vit është që krimi i organizuar është i ndërthurur shpeshherë edhe me strukturat e administratës shtetërore, të cilat krijojnë suportin dhe mbështesin njëra-tjetrin të dyja palët.

Anila Hoxha: Administrata shtetërore në njëfarë mënyrë janë ushtarët e krimit të organizuar?

Arben Kraja: Varet, në disa raste janë në shërbim të tyre, në disa raste i përdorin për nevoja të tyre. Janë mbi bazën e atyre çfarë ne kemi parë gjatë këtij viti dhe më përpara pak a shumë.

Anila Hoxha: Zyrtarët e korruptuar deri në çfarë nivelesh shkojnë?

Arben Kraja: Kodi penal ka një ndarje korrupsioni, sipas subjekteve. Është një dispozitë  që përfshin të gjitha kategoritë e nëpunësve zyrtarë, pastaj është një dispozitë tjetër që përfshin zyrtarët e lartë shtetërore dhe të zgjedhurit vendore dhe ka disa dispozita që përfshin korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Ky është  klasifikimi i kodit penal.

Anila Hoxha: A do shkojnë të paprekshëm në burg?

Arben Kraja: Besoj kemi filluar të japim shembuj konkrete se po shkojnë. Do e vazhdojmë këtë .

https://streamable.com/b8gqrg

 

 

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Premtimi i Ramës: Vaksina do të jetë në Shqipëri në dy muajt e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.