Arben Kraja ka folur për herë të parë si kryetar i SPAK-ut.
Ai u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Kraja u kërkoi atyre të kishin besim te të gjithë anëtarët e Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
I pyetur nga gazetarët se kush duhet të ketë frikë nga SPAK, Kraja është përgjegjur shkurt:
“Të kenë frikë të gjithë ata që shkelin ligjin”.
Më tej nënvizoi rëndësinë për bashkëpunim me ndërkombëtarët, për të ndryshuar imazhin negtiv të institucioneve shqiptare.
Arben Kraja dhe tetë prokurorë të tjerë janë betuar sot para Presidentit .
Emrat e tetë prokurorëve të tjerë jane:
Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.