Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

APP-institucioneve: Çfarë duhet të keni parasysh nga ndryshimet e reja ligjore

15:45 07/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ndryshimet e fundit ligjore që u publikuan në Fletoren Zyrtare për ligjin e prokurimeve publike janë sjellë në vëmendje edhe nga Agjencia e Prokurimit Publik e cila u ka bërë një rikujtesë institucioneve mbi atë që duhet të kenë parasysh. Këto ndryshime që marrin fuqi nga data 20 mars duhet të respektohen për çdo procedurë që do të çelet nga kjo datë.

“Ligji hyn në fuqi në datë 20 Mars 2024, me përjashtim të neneve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 54 të këtij ligji. Qëllimi i këtij ligji është të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, duke synuar përafrimin e mëtejshëm të Ligjit Nr.162/2020 me Direktivat e BE, si dhe adresimin e disa problematikave të dala gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, me qëllim lehtësimin e procesit të prokurimit për të gjitha palët e përfshira në të. Ju bëjmë me dije se, procedurat e prokurimit të nisura përpara datës 20 Mars 2024 do të vijojnë të realizohen sipas parashikimeve të ligjit në fuqi në momentin e fillimit/nisjes së tyre. Ndërsa, procedurat e prokurimit, që do të nisin (me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit) në datë 20 Mars e në vijim, do t’i nënshtrohen parashikimeve të reja ligjore”, thuhet në njoftimin e APP.

I njëjti nënvizon se aktet nënligjore të nxjerra deri në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 16/2024, të cilat nuk bien në kundërshtim me këtë të fundit, do të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të tij.

Ndryshimet kryesore, që sjell Ligji Nr. 16/2024, dhe që hyjnë në fuqi nga data 20 Mars, janë si më poshtë:

-Parashikimi për herë të parë i konceptit të veprimtarive ndihmëse dhe ofruesit të shërbimit të prokurimit;

-Shfuqizimi i llojit të procedurës së prokurimit “Shërbim Konsulence”, si një procedurë, që nuk përcaktohet nga Direktivat e BE;

-Përcaktimi i konceptit të Urdhrit të Prokurimit në përkufizimet e ligjit, si moment procedurial për nisjen e një procedure prokurimi;

-Rishikimi i nenit të Konfliktit të Interesave, duke parashikuar edhe rastin e marrjes së masave në rast të evidentimit të tij gjatë zbatimit të kontratës;

-Rishikimi i kompetencave të Agjencisë së Prokurimit Publik të parashikuara në nenin 23 të ligjit, lidhur me monitorimin e kontratave, administrimin e bazës së të dhënave, si dhe rasteve të përjashtimit të operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike;

-Riformulim i dispozitës lidhur me blerjen e përqendruar;

-Rishikim i nenit të Formularit Përmbledhës të Vetdeklarimit;

-Saktësimi i rasteve se, kur një autoritet ose ent kontraktor raporton pranë APP lidhur me tërheqjen e operatorëve ekonomikë;

-Parashikimin si kriter detyrues për skualifikim i rastit kur, operatorët ekonomikë nuk kanë të regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi; kur operatori ekonomik nuk përmbush detyrimet që rrjedhin nga legjislacionin për pagat; detyrimin për skualifikimin e një operatori ekonomik edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale është anëtar i një organi administrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, i operatorit ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij;

-Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufijtë e lartë monetarë, autoritetet ose entet kontraktore refuzojnë pa kërkuar shpjegime një ofertë, e cila është konstatuar anomalisht e ulët;

-Paraqitja e ankesave dhe e argumenteve nga operatorët ekonomikë bëhet në Sistemin Elektronik të Ankesave;

-Është parashikuar detyrimi për hartimin e planit të zbatimit të kontratës, brenda 10 ditëve nga lidhja e kontratës, vetëm për kontratat, që lidhen në përfundim të procedurave me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, të cilat kanë kohëzgjatje jo më pak se 6 muaj.

-Rishikim i detyrimeve të autoriteteve ose enteve kontraktore ndaj APP, për raportimin lidhur me zbatimin e kontratave, duke hequr detyrimin për raportim mbi hartimin e planit të zbatimit të kontratës, si dhe raportimet e ndërmjetme për ecurinë e zbatimit të kontratës.

Me ndryshimet ligjore parashikohet një raportim i vetëm në përfundim të kontratës, në të cilin autoritetet kontraktore do të pasqyrojnë të gjitha të dhënat mbi ecurinë e zbatimit të kontratës, modifikimi/et e kryera, problematikat e hasura gjatë zbatimit të kontratës dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre (pra, edhe të dhënat që dërgoheshin nga raportimi i ndërmjetëm)./ Monitor

Etiketa: APP

Të lidhura

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet
Aktualitet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

Kompania “ONE Albania” po përballet me një krizë serioze, ndërsa dhjetëra klientë denoncojnë mungesën e shërbimit bazë dhe abuzimin me...

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza
Bota

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza do të protestojnë të shtunën në Tel Aviv, duke i bërë...

09:01 28/06/2025
Para
Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Deutetët e PD letër kryeparlamentares Nikolla

Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Deutetët e PD letër kryeparlamentares Nikolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

09:01 28/06/2025
Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

08:46 28/06/2025
Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

08:28 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.