Edicioni i 15-të i ekspozitës ndërkombëtare “Apolo Art Colony 2025” u zhvillua në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku mbi 20 artistë nga vende të ndryshme europiane dhe më gjerë sollën art bashkëkohor në një hapësirë të mbushur me histori antike.
Përgjatë një jave, piktorët ndanë teknika, ide dhe përvoja, duke krijuar vepra të frymëzuara nga atmosfera unike e Apolonisë.
Kolonia artistike u kthye në një urë lidhëse mes trashëgimisë kulturore dhe shprehjes moderne të artit.
Kuratori Saimir Ahmeti u shpreh se Apolonia është një burim frymëzimi i pashtershëm, ndërsa drejtuesja e parkut, Ornela Durmishaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për promovimin e trashëgimisë kulturore përmes artit.
Në përmbyllje të kolonisë, disa nga pjesëmarrësit u nderuan me “Çertifikata Mirënjohjeje”, si vlerësim për kontributin e tyre artistik.