Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e apartamentit të Erion Veliajt

11:47 17/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e Kodrës së Diellit, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Gjykatë rrëzoi ankimimin e kompanisë “AgiKons” sh.p.k., e cila kundërshtonte masën e sekuestros mbi këtë pronë të paluajtshme, vendosur më parë në maj.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në GJKKO, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit po prezanton raportin dy-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Prezantimi i këtij raporti ishte parashikuar të zhvillohej më 13 qershor, por u shty për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

Në seancën e sotme, Veliaj mungoi dhe përfaqësohej nga avokati i tij, ndërsa biznesmeni Abule mori pjesë.

Në 22 maj 2025, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, u sekuestrua edhe një apartament në zonën e Selitës, së bashku me një shtesë të saj.

Këto pasuri janë regjistruar në Administratën e Shërbimeve të Hipotekave në emër të subjektit “A.K. Shpk.”, ndërsa SPAK dyshon se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa faktike mbi to.

Kryebashkiaku Veliaj përballet me 12 akuza që lidhen me 4 vepra penale të rënda, përfshirë: “korrupsion aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “futje e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit” dhe “refuzim ose deklarim i rremë i pasurive e interesave private nga persona me detyrim ligjor për deklarim”.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt në ambientet e bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe fshehje pasurie, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është në masën e “detyrimit për paraqitje”.

Sipas SPAK, Veliaj së bashku me persona të tjerë, përfshirë bashkëshorten, dyshohet se kanë krijuar një skemë të strukturuar për përfitime të parregullta, duke shpërdoruar fondet publike të Bashkisë së Tiranës.

Kjo skemë dyshohet të ketë shërbyer për pasurim personal dhe familjar përmes veprimeve të fshehta dhe të jashtëligjshme.

Etiketa: GJKKOpronat e sekuestruaraVeliaj

Të tjera

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE
Aktualitet

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler deklaroi në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian se zhvillimet e fundit në Shqipëri,...

13:49 26/02/2026
Para
U mbyt në lumë në Greqi, 12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe!

U mbyt në lumë në Greqi, 12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

10:39 27/02/2026
Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

13:49 26/02/2026
SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

13:30 26/02/2026
Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

10:46 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.