Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Andi Bushati: Mediat i kontrollojnë pesë familje, në interes të pronarëve

11:57 08/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Andi Bushati ka folur për gjendjen e mediave në Shqipëri, duke u nisur nga rasti i fundit i trajtuar gjerësisht dhe në mënyrë sensacionale nga mediat shqiptare, vrasja e Liridona Ademajt.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se mediat në Shqipëri kontrollohen nga pesë familje, të cilat i përdorin ato për interesat e tyre financiare dhe duke qenë se janë në pamundësi të kritikojnë dhe investigojnë pushtetin, “shpërthejnë” në raste të tilla, si vrasja e Liridona Ademajt, duke abuzuar dhe raportuar teori konspirative dhe fakte të panevojshme.

“E para, ju thoni që media që unë drejtoj, duke iu referuar Lapsi.al, që nuk e ka trajtuar në mënyrë spekulative. Unë kam patur të kundërtën si kritikë, boll se na çmendët me këtë vrasjen e Kosovës. Çdo media nuk duhet ta bëjë, por i përshtatet lexuesit të vet. Këtu mund të gjeja një justifikim për të gjithë kolegët.

Por, po të shkojmë te thelbi i problemit, nuk është të akuzojmë mediat për këtë. A abuzon media jonë me një miliarder dhe njeri të fuqishëm? A i hyn kaq thellë në jetën private të një pushtetari të lartë? Çfarë tregon kjo? Që kemi media të papërgjegjshme? Apo që ka degraduar nga kontrolli dhe shfryn dufin aty ku nuk janë të kontrolluar? Problemi është që ne kemi media të kontrolluara, për të mos folur për problemet reale të shoqërisë. Kur një tenxhereje me presion i vendos një kapak, diku do të shpërthejë. Ky është një episod anësor, që tregon se si lëngojnë mediat.

Ne kemi një peizazh të medias, që drejtohen nga 5 familje, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Ifran Hysenbelliu, etj. Interesa e tyre nuk lejojnë gazetarët të jenë të papërgjegjshëm me pushtetarët, njerëzit që japin reklamë etj. Prandaj papërgjegjshmëria shpërthen vetëm në episode anësore. Nëse duam të flasim për kancerin që ka prekur mediat tona, ky është një episod shumë anësor.

Jam dakord, që këtu kemi një spektakolarizim të informacionit me qëllime të caktuara. Por, rasti konkret që po flasim, i përket një tjetër dukurie që njihet si thirrja e instikteve më të ulëta, për popullaritet, vëmendje, klikime, etj. Është e njohur në të gjithë teoritë e gazetarisë, trekëndëshi i famshëm “seks, gjak dhe para”. Pra për këto publiku i ka receptorët të zhvilluar.

Ku është e keqja jonë edhe në raport me mediat perëndimore, që kanë këtë linjë abuzimi? Po të futeni në Netflix, është seria e fundit e filmit për Mbretërinë e Bashkuar. Është episodi i Diana, se cfarë i bëri media dhe shtypi rozë, Princeshës Diana. Kudo ka media që abuzojnë me këto instikte të ulëta. Por, mediat britanike abuzuan me Dianën. Këtu abuzojnë me të pafuqishmit, me të dobëtit.

Mediat në Itali, shndërruan në çështje të madhe bashkëjetuesin e kryeministres Meloni. Mund të hante diskutim se sa rozë u bë, por u morën me bashkëshortin e kryeministres.

Ne po themi se po rivrasim Liridonën. Ky është problemi i madh, mediat janë të tredhura si pasojë e pushtetit të pronarëve dhe pushtetit politik, nuk kanë guxim, edhe kur abuzojnë, të merren me atë që do ti interesonte publikut, por viktimë bëjnë të dobëtin”, tha ndër të tjera Bushati./ Tema

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Dita e Rinisë/ Lëvizja për Universitetin me valixhe para MAS

Dita e Rinisë/ Lëvizja për Universitetin me valixhe para MAS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.