Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza/ Urdhri i Prokurorisë mbi të dhënat “kofidenciale”, censurë ndaj mediave apo ruajtje e sigurisë kombëtare?

13:42 20/09/2022
Reading Time: 5 min lexim

Publikimi i të dhënave të cilësuara si konfidenciale ku përfshihen emaile apo mesazhe të zyrtarëve të lartë të policisë apo politikanëve të lartë ka sjellë në arenë një vendim të prokurorisë e cila ka deklaruar se do të ndiqet penalisht ai që publikon të dhëna. Po si mund të ndiqen penalisht mediat, sepse janë ato që i publikojnë në shumicën e rasteve, kur këto të dhëna nuk janë hakuar nga vetë mediat, por nga të huajt të cilët i kanë nxjerrë në pazar për t’i shitur.

Ky është një urdhër anti ligjor që ka si synim “mbylljen e gojës” së mediave duke lënë në errësirën e dezinformimit dhe propagandës qeveritare  qytetarëët shqiptarë. Hakerimi i sistemeve tona tregoi se sa e brishtë është siguria në vendin tonë dhe kjo gjë mundohet të fshihet nga autoritetet se kanë frikën se iu dalin të palarat. Nuk ka më! Të palarat kanë dalë dhe do vazhdojnë të dalin dhe është e drejta e mediave të publikojnë dhe e drejta e qytetarëve të informohen.

Analisti i njohur Lutfi Dervishi është sshprehur në lidhje me publikimet e fundit se “ nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin çështjen e të “dhënave personale” të shqiptarëve, të bëra publik në prill të 2021, me po atë seriozitet që trajtuan ndërtimin pa leje të një koteci pulash nga një zonjë 82-vjeçare në Nartë të Vlorës, sot nuk do të ishte nevoja që prokuroria dhe policia të kërkonin ndalimin e publikimit të materialeve të hakuara”.

Sipas Dervishit jemi në kushtet ku prokuroria akoma nuk ka gjetur përgjegjësit që nxorrën 900 mijë të dhëna të shqiptarëve, fajtorë që i dinë të gjithë- me përjashtim të prokurorëve. Kujtojmë se ishte vetë Rama gjatë fushatës zgjedhore që tha ne jemi krenarë për patronazhistët dhe ata gëzojnë mbështetjen time. Pra para sulmeve iranianë ne kishim sulme shqiptare, ku patronazhistët nxorrën të dhënat personale të shqiptarëve. Po SPAK pse i pezulloi hetimet për këtë çështje? Dervishi thekson se “njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë vlerë praktike. Ky njoftim nuk ka fuqi jashtë territorit të Shqipërisë dhe është më shumë goditje ndaj lirisë së medias sesa akt që ruan “sigurinë kombëtare”. Siguria kombëtare cenohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nga zyrtarë të paaftë dhe të papërgjegjshëm dhe jo nga gazetarët.” Ndërkohë që analisti shton se në emailet e zyrtarëve gazetarët mund të zbulojnë afera korruptive që kanë interes të lartë publik.

Dervishi shton se njoftimi i prokurorisë për ndalimin nuk gjendet as në faqen zyrtare të prokurorisë as te faqja zyrtare e policisë. Për momentin gjendet vetëm në faqen e Facebook-ut të policisë.

Ndërkohë në lidhje me çështjen ka reaguar edhe Unioni i Shqiptarë, i cili vlerëson se vendimi i Prokurorit të Tiranës nuk mbron dhe as parandalon, por cenon lirinë informuese.

 

Reagimi i plotë i Lutfi Dervishit

Nëse policia, prokuroria dhe gjykata do të trajtonin çështjen e të “dhënave personale” të shqiptarëve, të bëra publik në prill të 2021, me po atë seriozitet që trajtuan ndërtimin pa leje të një koteci pulash nga një zonjë 82-vjeçare në Nartë të Vlorës, sot nuk do të ishte nevoja që prokuroria dhe policia të kërkonin ndalimin e publikimit të materialeve të hakuara.

Prokuroria ende nuk ka gjetur fajtorët e bërjes publike të të dhënave të 900 mijë shqiptarëve- fajtorë që i dinë të gjithë- me përjashtim të prokurorëve.

Njoftimi për ndalimin e publikimit nuk ka shumë vlerë praktike. Ky njoftim nuk ka fuqi jashtë territorit të Shqipërisë dhe është më shumë goditje ndaj lirisë së medias sesa akt që ruan “sigurinë kombëtare”. Siguria kombëtare cenohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nga zyrtarë të paaftë dhe të papërgjegjshëm dhe jo nga gazetarët. Media dhe gazetarët nuk janë përshirë në aktin e hakerimit. Nuk kanë asnjë rol në këtë histori. Krimi është kryer nga të tjerë.

Materialet e hakeruara që mund t’i aksesojë kushdo dhe kudo mund të shërbejnë si informacione me shumë vlerë për median dhe mund të kenë interes publik. Gazetarët nuk kanë asnjë rol në “hakerimin” e dokumenteve.

Ka plot pyetje legjitime që ende dhe sot nuk kanë përgjigje?

Pse SPAK në fillim, dhe më pas Prokuroria e Tiranës, nuk kanë mbyllur ende hetimet për “rrjedhjen e të dhënave”? Kanë kaluar 18 muaj dhe çështja është komplekse, por tejet e thjeshtë. Dhe këtu nuk kemi patur hakerim. Hetim për të cilin mjaftojnë 18 orë. Si përfunduan të dhënat që grumbullohen vetëm nga AKSH-i në duar të patronazhistëve? Vetëm kësaj pyetje i duhet dhënë përgjigje!

Pas publikimit të pagave, u premtua zyrtarisht se do të forcohet sistemi mbrojtës dhe do të investohet më shumë për sigurinë.

Çfarë po ndodh me sistemin TIM-s? Një sistem i mbyllur që edhe sipas ekspertëve është shumë i vështirë hakerimi?

Në qindra mijëra dokumente të hakeruara mund të ketë dokumente që cenojnë sigurinë kombëtare, por pa diskutim ka dokumente që kanë interes publik. Madje edhe ato të sistemit TIMS. Nëse gazetarët, për shembull, me këto dokumente vërtetojnë hyrje daljet e personave në kërkim (p.sh rasti inceneratorëve) a është ky interes publik apo “cenim i sigurisë kombëtare”?

Nëse gazetarët ngrenë pyetjen: si është e mundur që policia ka qenë e informuar që persona shumë të kërkuar kanë qenë në qendër të Tiranës dhe nuk ka vepruar? Kjo pyetje është me interes publik apo cenon sigurinë kombëtare?

Nëse nga email-et drejtuar kryeministrit (edhe këto të hakeruara) gazetarët zbulojnë ta zëmë një denoncim për aferë korruptive, është kjo çështje me interes publik apo cenim i sigurisë kombëtare?

Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit gazetarët mund të kërkojnë kopje të email-eve të çdo zyrtari të lartë dhe këtu nuk kemi as cenim rendi, as cenim të sigurisë kombëtare dhe madje as cenim të privatësisë.

Ka një dyshim të bazuar qoftë te serioziteti hetimit qoftë edhe te angazhimi i autoriteteve. Sepse janë tallur me rrjedhjen e të dhënave personale dhe në vijimësi kanë gënjyer duke thënë: “të dhënat janë të sigurta”, “Nuk kanë marrë ndonjë gjë me rëndësi” etj, etj.

Gazetarët dhe media kanë të drejtë të mbledhin dhe të përpunojnë informacion që tashmë është publik. Por në rastin konkret duke treguar kujdes për të ruajtur sigurinë e individëve. Jo çdo gjë mund të publikohet, por nuk ka dyshim se ka plot lëndë me interes për publikun. Një përzgjedhje e mirë, një konsultim me juristë dhe një kujdes i shtuar do të ishin një shërbim i madh që i bëhet publikut.

Nuk është detyrë e gazetarëve të ruajnë “sekrete”, por t’i publikojnë ato.

Sa i përket autoriteteve, gazetarët mund të kenë më shumë besim te policia dhe prokuroria nëse (e përsëris) për “rrjedhjen e të dhënave personale”, tregojnë të njëjtin zell siç treguan për zonjën 82-vjeçare nga Narta.

P.S. Njoftimi i prokurorisë për ndalimin nuk gjendet as në faqen zyrtare të prokurorisë as te faqja zyrtare e policisë. Për momentin gjendet vetëm në faqen e Facebook-ut të policisë. Ndoshta është edhe në ndonjë grup Ëhatsapp apo Telegrami.

Të lidhura

Ilir Meta flet nga burgu 313
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për datën 26 qershor seancën ndaj kreut të Partisë...

13:25 20/06/2025
Atentat me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës në Fushë-Krujë, hetimet në fokus për konflikte pronësie
Aktualitet

Atentat me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës në Fushë-Krujë, hetimet në fokus për konflikte pronësie

Një atentat me armë zjarri ka tronditur orët e para të mëngjesit të 20 qershorit në fshatin Krastë të Fushë-Krujës....

12:46 20/06/2025
Para
Lija e majmunit tashmë emergjencë globale, arsyet pse epidemiologu Mehmeti është kundër vendimit të OBSH-së

Lija e majmunit tashmë emergjencë globale, arsyet pse epidemiologu Mehmeti është kundër vendimit të OBSH-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

13:49 20/06/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO jep vendimin për Ilir Metën

13:25 20/06/2025
Atentat me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës në Fushë-Krujë, hetimet në fokus për konflikte pronësie

Atentat me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës në Fushë-Krujë, hetimet në fokus për konflikte pronësie

12:46 20/06/2025
Hakerat sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës

Hakerat sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës

12:26 20/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.