Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza/ Pse po divorcohen shqiptarët

09:38 05/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

 

Niveli i divorceve në vend është rritur vazhdimisht në vitet e fundit, duke arritur pikun në 2019, me 26 divorce për 100 martesa. Në përvojën tuaj, cilët janë faktorët kryesorë që çojnë në divorc?

Në vend janë kryesisht këto arsye që ndikojnë në divorc: abuzimi fizik, problemet financiare, pabesia apo tradhtia dhe konfliktet mes tyre, ose me familjarë të përfshirë.

Fuqizimi i grave ka rritur numrin e divorceve, sepse nuk e kanë më të vështirë ekonomikisht të ‘mbijetojnë’ pas martese, ashtu sikurse edhe opinioni që dikur i rëndonte, tani nuk përbën problem madhor.

Faktor tjetër është mungesa e angazhimit në martesë dhe dhënia e kontributit të përbashkët për mbarëvajtjen e martesës dhe familjes.

Emigracioni, për shkak të problemeve ekonomike, është një faktor i cili në disa raste, për shkak dhe të largësisë së çiftit për një kohë të gjatë, thyen marrëdhënien e besueshmërisë, krijon konflikte, mosmarrëveshje dhe çon në divorc.

Të marra së bashku, çdo arsye për divorc lidhet me ekonominë, janë të pashmangshme.

 

Sipas shifrave të fundit të INSTAT, pati rënie të divorceve në 2021, e përllogaritur 15.8 në 100 martesa. Pritshmëria për rritje divorcesh e ndikuar nga pandemia nuk rezultoi sikurse në botë. Cilat mendoni se janë faktorët/arsyet?

Ne e shohim pandeminë si faktor në shtimin e divorceve dhe jo në pakësimin e tyre.

Izolimi dhe koha e gjatë e kaluar me njëri-tjetrin, gjë që më parë për shkak të angazhimeve profesionale nuk ishte e mundur, ka ndikuar negativisht në shkatërrimin e shumë martesave.

Rastet e divorceve për shkak të presionit, stresit dhe gjendjes së rënduar psikologjike nga pandemia dhe gjithë faktorët e tjerë shoqërues të saj kanë bërë që shumë martesa të dështojnë.

Koha e kaluar së bashku në çift për një pjesë ka bërë që të kuptojnë më mirë partnerin dhe të arrijnë në një konkluzion se martesa ka qenë e nxituar, apo se botëkuptimet e tyre nuk kanë një pikë takimi.

Pandemia ka goditur ato martesa relativisht të reja, sipas përvojës sime profesionale. Për martesat disavjeçare, pandemia, pra izolimi, ka rezultuar si një faktor përforcues duke rritur harmoninë në kohës së kaluar së bashku në familje.

 

Sa i kushtueshëm është procesi i divorcit? 

Është një proces që ka koston e tij. Pagesa në gjykatë, në momentin që depozitohet kërkesëpadia për zgjidhje martese, është 3000 lekë. Më pas, është zgjedhja e marrjes së një avokati për çështjen, që sipas urdhrit Nr.1284/3, datë 16.3.2005 “Për miratimin e tarifave të shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike”, kushton 40 000 lekë.

Shërbimi për njerëzit në nevojë është 80% më i ulët se tarifa e sipërme.

Për shpenzimet e udhëtimit dhe dietës për shërbimin e Avokatisë jashtë Dhomës ku bën pjesë avokati, kur nuk vendoset me mirëkuptim, masa e pagesës është sa tarifat e nëpunësve të administratës shtetërore.

Për shërbimet e Avokatisë për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit, tarifat e sipërme do të dyfishohen, ndërsa pagesa e shpenzimeve, udhëtim e dietë, do të jetë sa masa e pagesës për nëpunësit e administratës së shtetit.

Tarifat e sipërme zbatohen, vetëm kur nuk ka marrëveshje ndërmjet palëve për shpërblimin e shërbimit të avokatisë./RevistaMonitor

Të lidhura

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë
Aktualitet

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gisele Pelicot, gruaja franceze që tronditi opinionin publik me rrëfimin e saj për dhunimin e përsëritur për më shumë se...

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj
Aktualitet

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Nga Klodian Tomorri Te indinjuarit nga bujtinat e Thethit Nga te gjithe te indinjuarit per ceshtjen e Thethit, dallon nje...

19:44 13/07/2025
Para
Vidhte pasqyra makinash, vihet në pranga Esmerald Balla nga Elbasani

Vidhte pasqyra makinash, vihet në pranga Esmerald Balla nga Elbasani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 6 Qershor 2025

Horoskopi sot: 14 Korrik 2025

07:58 14/07/2025
Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

Gruaja që i mbijetoi përdhunimit nga 50 burra, Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë në Francë

23:02 13/07/2025
Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

Pse qeveria është shqetësuar për Thethin dhe jo për masakrën në Plazhin e Gjernalarit nga Idajet Ismailaj

19:44 13/07/2025
“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

“Të ulemi, jo të shembim”, Famullitari i Shkodrës bën thirrje për dialog në Theth

19:17 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.