Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza nga AP/ Gruri i vjedhur ukrainas që furnizon makinën e luftës së Vladimir Putinit

19:12 03/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Një hetim i kryer nga agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ dhe programi i transmetuesit publik amerikan PBS, ‘Frontline’, ka dokumentuar një operacion të sofistikuar kontrabande, të drejtuar nga Rusia, që nëpërmjet faturash të falsifikuara e mashtrimesh, ka mundësuar vjedhjen e një sasie gruri ukrainas në vlerën e të paktën 530 milionë dollarëve.

Përfundimet e hetimit janë mbështetur në imazhe satelitore dhe të dhëna të pajisjeve radiofonike të anijeve. Janë gjurmuar rreth 40 prej tyre, në më shumë se 50 udhëtime, duke transportuar grurë nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në portet në Lindjen e Mesme. Moska i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur të rreme e të pabaza.

Vjedhja e vazhdueshme e grurit, për të cilën ekspertët ligjorë thonë se është një krim i mundshëm lufte, po kryhet nga biznesmenë të pasur dhe kompani shtetërore në Rusi dhe Siri, disa prej të cilëve tashmë përballen me sanksione financiare nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Të marrësh produkte ushqimore prej popullsisë civile në një zonë të pushtuar e ta dërgosh atë në një vend tjetër, për çfarëdo lloj arsyeje, është shkelje e Konventës së katërt të Gjenevës dhe ligjeve të pushtimit“, thotë avokati i së drejtës penale ndërkombëtare David Crane.

Për të treguar se si funksionon operacioni i kontrabandës, hetimet u përqendruan në tre anije: “Mikhail Nenashev”, “Fedor” dhe “Laodicea”.

Anija “Mikhail Nenashev” u ble pak para luftës, nga një kontraktor shtetëror rus që operon në fushën e mbrojtjes. Ndaj kësaj kompanie janë vendosur sanksione pasi ka siguruar armë që janë përdorur kundër Ukrainës.

Gjatë një udhëtimi tipik në mes të qershorit, anija “Nenashev”, 170 metra e gjatë u pa me satelit duke u ngarkuar në terminalin e grurit ‘Avlita’, të kontrolluar nga Rusia, që ndodhet në Sevastopol të Krimesë. Pajisja radiofonike e anijes ishte e fikur. Ekuipazhi e hapi sinjalin sërish dy ditë më vonë, ndërsa po udhëtonte në Detin e Zi.

Anija mbërriti më 25 qershor në Dortyol të Turqisë. Pamje filmike ekskluzive të siguruara nga agjencia e lajmeve AP, e tregojnë atë dy ditë më vonë në një skelë në pronësi të firmës ‘MMK Metalurji’, një prodhuesi çeliku. Në dok, mund të shihen vinça tek shkarkojnë sasi të mëdha me grurë dhe i ngarkojnë ato më pas në kamionë.

‘MMK Metalurji’ është dega turke e ‘Magnitogorsk Iron & Steel Works’, një kompani e madhe ruse çeliku, kontrolluar nga Viktor Rashnikov, një miliarder rus me lidhje të afërta me presidentin Putin. Ndaj Viktor Rashnikovit dhe kompanisë së tij janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania, për sigurimin e financimeve e pajisjeve në mbështetje të luftës së Rusisë.

Në një email për ‘AP-në’, kompania thotë se gruri erdhi nga Rusia: “Vendi ku është marrë ngarkesa në fjalë është Porti Kavkaz, bazuar në deklaratën doganore dhe deklaratën me shkrim të kompanisë për ‘AP-në’.

Por anija ‘Nenashev’ është shumë e madhe për portin në fjalë. Trupi i saj nën ujë arrin 9.9 metra dhe nuk mund të ankorohej në portin relativisht të cekët, që sipas rregullatorit rus të transportit, mund të përballojë vetëm anije, që pjesën nën ujë nuk e kanë më të lartë se 5.3 metra.

Një imazh satelitor i 11 korrikut tregon anijen ‘Laodicea’ në pronësi siriane të lidhur në një skelë në portin Feodosia. Aparatura radiofonike e anijes ishte e fikur dhe ajo po mbushej me një substancë të bardhë nga kamionë që ndodheshin aty. Dy javë më vonë, kur mbërriti në qytetin port të Libanit në Tripoli, u tha se ajo po transportonte grurë nga një port i vogël rus në anën tjetër të Detit të Zi.

Një kopje e faturës së mallit të transportuar, siguruar nga AP ngre dyshime qe porti i origjinës së saj të ishte Kavkazi që ndodhet në Rusi. Në faturë thuhej se anija ishte e ngarkuar me 10,000 tonë elb dhe miell rus, me dërgues ‘Agro-Fregat’ dhe blerës ‘Loyal Agro Co Ltd.’, një kompani tregtimi me shumicë me qendër në Turqi.

“Në faturë deklarohet se nga vjen ngarkesa, çfarë është e ku po shkon. Në rastin konkret, mendoj se fatura është falsifikuar, gjë që kemi parë ta bëjë Irani dhe Venezuela. Mendoj se edhe Rusia po bën një gjë të tillë“, thotë Analist i Rreziqeve Detare Amin Daniel, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Windward”.

Një zëdhënës i ‘Loyal Agro’ tha se kompania mori 5,000 tonë miell dhe pjesa tjetër e ngarkesës u nis drejt Tartusit në Siri. Sipas zëdhënësit të kompanisë Muhammed Cuma “për sasinë e miellit ishte arritur një marrëveshje me Rusinë dhe sipas tij nëse mielli do të ishte vjedhur, autoritetet libaneze nuk do ta kishin lejuar që të importohej.

Por gjasat janë që ‘Laodicea’ nuk e ka marrë ngarkesën e saj në Kavkaz, porti rus i shënuar në faturë. Trupi i anijes, i cili zhytet 8 metra nën sipërfaqen e ujit, është gjithashtu shumë i madh për portin.

‘Yayla Agro’, e cila prodhon ushqime të gatshme të rezervuara për supermarket turke, tha se bleu 8,800 tonë misër të transportuar nga anija ruse ‘Fedor’ në portin turk të ‘Bandirmas’ më 17 qershor. Ngarkesa kushtonte rreth 2.7 milionë dollarë.

Në një deklaratë për ‘AP-në’, Yayla Agro mohoi të kishte blerë ndonjëherë grurë nga zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë dhe tha se fatura e ngarkesës, si dhe dokumente të tjera zyrtare tregojnë se anija ishte ngarkuar në portin e Kavkazit.

Imazhet satelitore të 12 qershorit tregojnë se anija ‘Fedor’ në pronësi ruse ishte ngarkuar në të vërtetë në Sevastopol të Krimesë. Ashtu sikurse anijet e tjera kontrabandë edhe ‘Fedor’ është shumë e madhe për t’u ankoruar në Kavkaz.

“Të gjithë tregtarët e drithërave janë të shqetësuar sepse mund të mbështesin pa dashje luftën ruse duke blerë dhe shitur grurë. Dhe shumë nga këta tregtarë mallrash, janë kompani shumëkombëshe me bazë në SHBA ose Brazil, apo kompani publike. Pra, ata kanë aksionerë që mund të mos e mbështesin këtë gjë“, thotë Amin Daniel.

Imazhet satelitore dhe të dhënat e pajisjeve radiofonike tregojnë gjithashtu anije të mëdha mallrash të ankoruara në brigjet ruse tek puqen dhe anije më të vogla që transportojnë grurë nga portet e Krimesë dhe ato ruse, duke fshehur origjinën e vërtetë të ngarkesës. Këto anije të mëdha e transportojnë grurin në Egjipt, Libi, Irak dhe Arabinë Saudite.

Marrë nga VOA

Të tjera

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi
Bota

Tragjedi ajrore në Kolumbi, rrëzohet avioni me 15 persona në bord, mes viktimave një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbi, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një...

12:58 29/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...

13:42 10/01/2026
Para
Berisha në takim me të larguarit nga puna, bën denoncimin e fortë

Berisha në takim me të larguarit nga puna, bën denoncimin e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

11:08 02/02/2026
Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.