Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e VOA: Nikki Haley dhe shanset për të fituar garën presidenciale brenda partisë

17:44 16/02/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të mërkurën fushatën për presidente të Shteteve të Bashkuara. Siç njofton nga Uashingtoni korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, zonja Haley është republikania e parë me peshë, që sfidon zyrtarisht ish-Presidentin Donald Trump, gjatë administratës të së cilit, ajo shërbeu si ambasadore në OKB.

Në tubimin e saj të parë, pjesë e fushatës presidenciale, mbajtur në shtetin e Karolinës së Jugut, Nikki Haley tha se ka ardhur koha që vendi të udhëhiqet nga fytyra të reja.

“Ne jemi gati! Gati për të hedhur pas ide bajate e emra të venitur të së shkuarës. Ne jemi më shumë se gati, që një brez i ri të na udhëheqë në të ardhmen”, tha ajo.

Kjo ishte mënyra më e afërt për t’iu referuar Donald Trump-it, i cili kandidon për president për herë të tretë. Por gjatë fjalimit zonja Haley nuk përmendi premtimin që kishte bërë në dhjetor të vitit 2021.

 

 

“Nuk do të kandidoj nëse kandidon Presidenti Trump”.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, përmes një zëdhënësi të fushatës, zoti Trump vuri në dukje premtimin e mëparshëm të zonjës Haley. Ai tha gjithashtu se i kishte thënë zonjës Haley, të ndjekë atë çka i thotë zemra e të bëjë atë që dëshiron, duke i uruar asaj fat.

Në një video, nëpërmjet së cilës njoftoi se do të kandidonte si presidente, zonja Haley e portretizon veten si një person që do të garantonte të ardhmen e partisë.

“Republikanët kanë humbur votën popullore në shtatë nga tetë zgjedhjet e fundit presidenciale. Kjo duhet të ndryshojë”, shprehej ajo.

John Fortier, një nga përfaqësuesit kryesorë të ‘American Enterprise Institute’, një institut hulumtimi mbi politika publike, thotë se zonja Haley, një vajzë emigrantësh nga India, nuk do të jetë kundërshtarja më e fortë e Donald Trump-it.

“Si ambasadore në OKB, ajo ishte besnike e Presidentit Trump dhe nuk u nda me të, siç bënë disa nga Partia Republikane. Mendoj se votuesit republikanë e shohin këtë si diçka positive kur shqyrtojnë një kandidat të ri. Si anë negative mendoj se ajo nuk do të arrijë të sigurojë mbështetje aq të fortë tek amerikanët, apo votuesit republikanë, sa disa kandidatë të tjerë”.

Zonja Haley ka të ngjarë të jetë kandidatja e parë mes atyre republikanëve që kërkojnë të pengojnë kthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Gjasat janë që në garë të hyjnë tre persona që shërbyen gjatë administratës Trump, Nënpresidenti Mike Pence, ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo si dhe ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.

“Personi kryesor në këtë garë, i cili shihet si një alternativë e mundshme ndaj Donald Trump-it, është Guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Mendoj se arsyet për këtë janë se ai është portretizuar, si një guvernator i një shteti të rendësishëm me prirje republikane, shumë nga karakteristikat e Donald Trump-it”, thotë zoti Fortier.

Ashtu sikurse zoti Trump dhe zoti DeSantis është përqëndruar në çështjet e luftës kulturore dhe ai pritet të dominojë kandidatët e tjerë republikanë, për sa i takon mbledhjes së fondeve për fushatë. Kjo mund ta bëjë atë tërheqës për besnikët e partisë, që dëshirojnë një kandidat të fortë për t’u përballur me kandidatin e pritshëm të Partisë Demokrate, Presidentin aktual Joe Biden.

Nëse mbështetja ndaj zonjës Haley do të vazhdojë të jetë njëshifrore, ajo mund të shihet më shumë si një kandidate potenciale për nënpresidente.

Një numër i madh kandidatësh që konkurrojnë kundër ish-presidentit si dhe njëri-tjetrit, mund t’i hapin rrugën zotit Trump, të përsërisë atë që bëri në 2016-n, kur sapo hyri në politikë, garantimin e mbështetjes së mjaftueshme për të pastruar terrenin, dhe siguruar emërimin zyrtar nga Partia Republikane./VOA

Të tjera

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë
Aktualitet

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur...

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë
Aktualitet

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

Studiuesi Taulant Muka ka akuzuar publikisht drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, për plagjiaturë...

16:03 17/02/2026
Para
U arrestua për spiunazh në uzinën e Gramshit, BIRN: Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë ekstradimit të blogeres ruse pas “garancive nga Rusia”

U arrestua për spiunazh në uzinën e Gramshit, BIRN: Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë ekstradimit të blogeres ruse pas “garancive nga Rusia”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

16:03 17/02/2026
Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

15:08 17/02/2026
“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.