Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e VOA: Komuniteti Politik Evropian mblidhet për një “rend të ri” pa Rusinë

18:20 06/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një prishje të ekujlibrave në botë dhe veprimi i fundit i Rusisë për aneksime duket se do të përballet me sanksione ndaj këtij shteti. Udhëheqësit e 44 vendeve evropiane u mblodhën të enjten në Pragë për takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. Kritikët pretendojnë se është e paqartë se çfarë synohet me këtë forum dhe nëse ai mund të shërbejë më shumë si një frenues i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, komuniteti mbledh 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku.

Në takimin e sotëm do të diskutohen sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi.

Diplomatët evropianë thanë se mbledhja e kaq shumë udhëheqësve në Pragë do t’i dërgojë “një sinjal shumë të fortë” kundërshtimi presidentit rus Vladimir Putin për agresionin rus në Ukrainë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell shkroi se “kjo nuk nënkupton se duam ta përjashtojmë përgjithmonë Rusinë, por nuk ka vend për Rusinë e Putinit”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se takimi i sotëm është një mesazh i unitetit evropian dhe për të gjithë evropianët, pavarësisht nëse janë anëtarë të Bashkimit Evropian apo jo.

“Shpresoj që nga ky forum do të dalin projekte të përbashkëta. Kemi vende anëtare të Bashkimit Evropian, vende në procesin e anëtarësimit, të tjerë janë larguar nga Bashkimi Evropian dhe të tjerë që nuk dëshirojnë të bëhen anëtarë. Por ne ndajmë të njëjtën hapësirë, shpesh të njëjtën histori, dhe ne duhet të shkruajmë së bashku të ardhmen tonë. Ky është qëllimi i kësaj Komuniteti Politik Evropian”, tha presidenti Macron

Kancelari gjerman Olaf Sholz tha se është e qartë që të gjithë që janë mbledhur këtu e dinë se sulmi i Rusisë në Ukrainë është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes në Evropë.

“Dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne ta refuzojmë këtë agresion, të mos pranojmë aneksimin e një pjese të vendit tonë fqinj. Dhe ne nuk do t’i pranojmë as të gjitha referendumet”, tha ai.

Bashkimi Evropian i ka vendosur disa rrathë sanksionesh Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë dhe u ka bërë thirrje edhe vendeve që aspirojnë anëtarësimin të harmonizojnë politikat e tyre me bllokun.

Serbia një kandidate Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Kjo pritet të jetë ndër temat e diskutimeve ndërmjet zyrtarëve evropianë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç përgjatë punimeve të takimit të sotëm në Pragë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk ka frikë nga ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja e tij ndaj udhëheqësve evropianë do të jetë e sjellshme, e përgjegjshme, serioze dhe afatgjatë”.

Nisma për Komunitetin Politik Evropian pasoi trysninë politike në rritje për t’i mundësuar Ukrainës anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa Rusia ka hyrë në muajin e tetë të agresionit kundër fqinjit të saj.

Kritikët kanë ngritur shqetësime se Komuniteti Politik Evropian mund të bëhet një “biletë e klasit të dytë” për t’u bashkuar me bllokun duke pasur parasysh ritmin pothuajse të ngrirë të bisedimeve për anëtarësim vitet e fundit.

Disa vende të Ballkanit kanë pritur rreth dy dekada dhe ndodhen në faza tyë ndryshme të proceseve integruese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen në muajin korrik të këtij vitit në të njëjtën tryezë me vendet anëtare të BE-së, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë pritjeje, zvarritjesh dhe pengesash.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se nisma e sotme është ide e vjetër që rilindë në kohë krizash.

“Shpresoj të mos kemi nevojë për kriza për të pasur takime sërish. Shpresoj të shfrytëzojmë këtë takim e të vazhdojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e madh evropian”, tha kryeministri Rama.

Osmani: Të bashkuar mund t’ia dalim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi takimin e sotëm ditë të rëndësishme për kontinentin e Evropës në një periudhë sfidash të mëdha.

“Ajo me të cilën po përballemi është sfidë e madhe, por nëse qëndrojmë të bashkuar, do të kemi sukses”, tha presidentja Osmani, duke nënvizuar ndërkaq se shpreson që forumi i jetësuar sot të mos jetë zëvendësim për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Zgjerimi i mundshëm i BE-së mund të përfshijë gjashtë vende të Ballkanit, dhe mbase Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë në të ardhmen. Ndërkohë shpresat e Turqisë janë në pritje./VOA

Të lidhura

Skandal në Sarandë: Kalaja e Lëkurësit kthehet në biznes privat, 5 euro vetëm për të hyrë
Aktualitet

Skandal në Sarandë: Kalaja e Lëkurësit kthehet në biznes privat, 5 euro vetëm për të hyrë

Një denoncim i fortë ka ngritur shqetësime mbi trajtimin e trashëgimisë kulturore në jug të vendit. Një qytetare shqiptare e...

22:32 19/07/2025
Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta
Aktualitet

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

Kanina, dikur një nga zonat më të gjalla blegtorale në jug të vendit, po fshihet nga harta me firmën e...

20:26 19/07/2025
Para
Rusia thotë se është e “përkushtuar” të shmangë një luftë bërthamore

Rusia thotë se është e “përkushtuar” të shmangë një luftë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në Sarandë: Kalaja e Lëkurësit kthehet në biznes privat, 5 euro vetëm për të hyrë

Skandal në Sarandë: Kalaja e Lëkurësit kthehet në biznes privat, 5 euro vetëm për të hyrë

22:32 19/07/2025
Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

Rama rrëmben Kaninën: 834 hektarë tokë kullotë i kalojnë oligarkëve, fshatarët zhduken nga harta

20:26 19/07/2025
Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

16:07 19/07/2025
Turizmi po lulëzon, bujqësia po vdes: Alarm për ekonominë shqiptare

Turizmi po lulëzon, bujqësia po vdes: Alarm për ekonominë shqiptare

15:02 19/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.