Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e Monitor: Vlera e pronës apo kosto e jetesës

02:18 06/02/2023
Reading Time: 4 min lexim

Politikat e strehimit dhe të banesave zënë një vend kryesor në debatet e politikave publike, në shumë prej demokracive të zhvilluara.

Për një sërë faktorësh deri më sot, ky debat në Shqipëri kishte munguar …. për t’u përmendur si një formë arritje në një moment dhe duket se do të shoqërojë këtë fushatë.

Prej vitesh, Bashkia e Tiranës – më e madhja dhe qendra kryesore e sektorit të ndërtimit në vend – ka pretenduar se investimet e saj rrisin vlerën e pronës së qytetarëve, duke i bërë ata edhe më të pasur në afatgjatë.

Ky argument është përdorur pjesërisht, edhe për të mbrojtur politikën tejet agresive që Bashkia ka ndjekur me lejet e ndërtimit.

Rritja e çmimit të pronës, sipas këtij argumenti, tregon se qytetarët vetëm po pasurohen nga kjo politikë, duke përfituar indirekt edhe nga ndërtime të reja në zonë.

Nga ana tjetër, ashtu siç edhe revista ka raportuar në numrat e mëparshëm, në raport me të ardhurat mesatare, Tirana ka çmimet e banesave ndër më të lartat në Europë.

Kjo po bën që gjithmonë e më pak familje të reja të jenë në gjendje të strehohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre – ato që gjithmonë e më shumë po e braktisin vendin.

Në të vërtetë, çmimet e banesave nuk duhet të ishin treguesi i vërtetë i pasurisë së një familje.

Në një ekonomi të shëndoshë, çmimet e banesave duhet të ecin paralelisht me rritjen ekonomike të zonës, qytetit, apo shtetit ku jetojnë. Politikat urbane të bashkive kanë efekt të tërthorë mbi çmimet e banesave vetëm nëse arrijnë të përmirësojnë aktivitetin ekonomik të një zone.

Por, a kanë ecur çmimet e banesave paralelisht me rritjen ekonomike të vendit?

Sipas treguesve të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me thuajse 70% që nga viti 2013. Ndërkohë, të ardhurat për frymë, në vlerësimin më të mirë të mundshëm, janë rritur me më pak se 20% gjatë dekadës së fundit.

Jo rastësisht, sipas një raporti të mëparshëm të revistës, sot një individi në Tiranë i duhen 64 vite punë për të blerë një apartament në kryeqytet, krahasuar me 41 vjet që i duheshin në vitin 2015.

Rritja e çmimit të banesave, me një ritëm shumë më të shpejtë se të ardhurat mesatare të qytetarëve, mund të jetë një burim fitimi për një grup të vegjël sipërmarrësish të lidhur me sektorin, por kuptohet që është një shqetësim i rëndësishëm për pjesën tjetër, shumë më të madhe, të popullatës.

Nëse nuk mjaftonin problemet e shumta që Shqipëria ofron vazhdimisht, rritja e çmimit të banesave është një faktor shtesë për rritjen e kostos së jetesës në vend.

Po pse ndodh e gjitha kjo? Mësimi i parë i krizës financiare botërore të vitit 2008 ishte që banesat nuk duheshin parë si asete investimi.

Nëse pronat shiten e blihen nga aktorët ekonomikë jo për qëllim banimi, por në pritje të rritjes së mëtejshme të çmimeve në të ardhmen, herët a vonë, kjo rritje artificiale e kërkesës prodhon një flluskë, e cila përfshin jo vetëm sektorin e ndërtimit, por edhe sistemin financiar të vendit, duke krijuar probleme afatgjata ekonomike dhe që shkaktojnë kosto disafish për t’i korrektuar këto probleme.

Nëse pronat në Tiranë, por edhe në qendrat turistike të vendit, po shiten e blihen në pritje të rritjes së vlerës së tyre, qoftë kjo edhe nga shtetas të huaj, atëherë ky proces rrezikon të kthehet në bumerang të rrezikshëm ekonomik.

Organet publike të vendit, jo vetëm që nuk duhet të mburren nga ky proces, por duhet të gjejnë mënyrat për ta parandaluar sa më shpejt, përpara se dëmi të prekë edhe sektorët e tjerë të ekonomisë.

Mësimi i dytë i krizës së vitit 2008, sidomos në ekonomitë në zhvillim, ishte se çmimet e banesave mund të rriten shumë më shpejt se të ardhurat, edhe nëse aty përfshihen kosto të fshehura: korrupsion apo vështirësi për marrje leje, monopolizim i tyre, monopolizim i furnizimit me materiale ndërtimi, rritje taksash, etj.

Përmirësimi i procesit të lejeve të ndërtimit, rritja e transparencës, krijimi i një plani urbanistik që ofron qartësi mbi koeficientët e zhvillimit në çdo zonë, do të ishte mjeti kryesor për të adresuar këtë problem.

Arsyet se pse çmimet e banesave janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat në Tiranë mund të jenë të shumta. Ajo që mund të themi me siguri është se fushata zgjedhore do të ishte e vlefshme për qytetin, nëse arrin të krijojë një debat publik të denjë mbi këtë temë.

Është shumë më e dobishme dhe e shëndetshme për ekonominë të plasë flluska e propagandës sesa ajo e sektorit të ndërtimit. Kur plas flluska propagandistike krijohet vlerë afatgjatë. Kur ndodh e dyta, kriza dhe kostoja është e pashmangshme.

Ndërkohë debati nuk duhet të shmangë faktin se, përveç problemeve infrastrukturore, politika agresive e ndërtimeve ka dhe pasoja të drejtpërdrejta, me efekte të pakthyeshme: shfrytëzimin pa planifikim të territorit, dëmtimin e mjedisit dhe ndikimin në mikroklimë./RevistaMonitor

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Sa mandate ka fituar çdo parti sipas exit-poll të parë në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Një tërmet i fuqishëm la prapa qindra të vdekur në Turqi dhe Siri

Një tërmet i fuqishëm la prapa qindra të vdekur në Turqi dhe Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Sa mandate ka fituar çdo parti sipas exit-poll të parë në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.