Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e Monitor/ A po mbledh qeveria para përmes Bordit?

09:06 18/01/2023
Reading Time: 2 min lexim

Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lekë për litër.

Ky është vendimi i parë i Bordit për këtë vit, ndërsa mbledhja e fundit e tij kishte qenë në 20 Dhjetor kur e uli në 199 lekë për litër.

Në bursa nafta tregtohet me rreth 85 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent), në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021. Në atë kohë në vend, një litër naftë tregtohej mesatarisht me 174.5 lekë për litër sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa sot është 33 lekë më shtrenjtë, ose 16% më shtrenjtë.

Që prej marsit të vitit 2022 çmimet tavan të naftës vendosen nga Bordi i Transparencës, i krijuar nga qeveria me synimin për të kontrolluar rritjen e fortë të karburanteve që erdhi pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët e tregut kanë pohuar vazhdimisht se fiksimi i çmimeve, ndërhyrjet e shpeshta dhe të çoroditura të Bordit, në vend që të ndikonin pozitivisht kanë dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal. Operatorët e tregut pohojnë se nëse Bordi nuk do të ndërhynte, çmimet do të ishin të paktën 5% më lirë.

Edhe lëvizja e fundit e Bordit, në drejtim të rritjes së çmimeve u prit negativisht nga operatorët e tregut, sipas burimeve të Monitor.

Janë paguar 135 mln euro më shumë TVSH vetëm nga rritja e çmimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet.

Përfituesi kryesor nga rritja e çmimeve të naftës është qeveria, e cila arkëton më shumë TVSH, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Financat nuk kanë bërë të ditur se sa janë arkëtimet si rrjedhojë e rritjes së çmimeve, por burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bënë të ditur për Monitor se kompanitë e karburanteve kanë paguar 135 milionë euro më shumë TVSH vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve, që për muaj me radhë qëndruan në nivelet e 230-240 lekë për litër, nga rreth 170-180 lekë për litër në vitin 2021.

Rritja e çmimeve ndikoi dhe në rënien e konsumit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave , për 11 mujorin, importet e karburanteve ishin 508.7 mijë ton, me rënie prej 9.4% me bazë vjetore.

Ndonëse kanë blerë më pak karburant, konsumatorët kanë shpenzuar më shumë. Vetëm për 9 mujorin, sipas përllogaritjeve të mëparshme të Monitor, mesatarisht, çdo muaj janë shpenzuar rreth 20 milionë euro më shumë për të blerë naftë apo benzinë, me nivelet më të larta që janë shënuar në periudhën qershor-shtator, kur dhe lëvizjet janë më të shumta për shkak të sezonit turistik./RevistaMonitor

Të lidhura

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij
Aktualitet

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

82 vjet më parë, në fshatin Borovë të Kolonjës, u shënua një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë shqiptare....

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër
Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

Në një nga segmentet më problematikë të aksit Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, një tjetër aksident rrugor tronditi zonën në orën...

19:30 06/07/2025
Para
Falsifikimi i Lekut pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar

Falsifikimi i Lekut pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës

19:55 06/07/2025
Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman kërkon falje në emër të vendit të tij

19:40 06/07/2025
Aksidentohet autobusi Tiranë-Bruksel, një viktimë në automjetin tjetër

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, 2 të plagosur

19:30 06/07/2025
Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

Shkarkime dhe hetime në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës pas skandalit me bandën e Laert Haxhiut

19:05 06/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.