Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e ish-bankierit të BB/ A kanë arritur tashmë kulmin Rusia dhe Kina?

12:06 13/11/2022
Reading Time: 4 min lexim
Nga Les Nemethy, CEO, Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore

Rusia

Rusia ka marrë nisma që shkojnë përtej peshës së saj politike dhe ushtarake, falë arsenalit më të madh të armëve bërthamore në botë, një mbetje nga epoka sovjetike. Por PBB-ja e saj është e një madhësie të ngjashme me atë të Spanjës, ose Kanadasë.

Përpjekja e Rusisë për të aneksuar Ukrainën, ka ekspozuar kufijtë e fuqisë ushtarake konvencionale ruse. Megjithëse kërcënimi bërthamor i Rusisë vazhdon, ndoshta kufizimi kryesor në përdorimin e tij, është vështirësia për të krijuar një skenar fitues.

Në thelb, rënia e Rusisë është nxitur nga demografia e saj. Për shkak të alkoolizmit të përhapur dhe një sistemi të dobët shëndetësor, sipas Rand Corporation, Rusia ka jetëgjatësinë më të ulët të meshkujve se çdo vend i zhvilluar (58 vjeç) dhe një normë të ulët lindjeje.

Zyra e Regjistrimit e SHBA-së parashikon se popullsia ruse, që po plaket me shpejtësi, do të ulet nga afërsisht 140 milionë sot, në rreth 110 milionë deri në vitin 2050. Këto parashikime janë bërë përpara luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi emigrimin e qindra mijë të rinjve dhe vdekjen e dhjetëra mijë në fushën e betejës.

Shumë nga njerëzit që emigrojnë janë sipërmarrës të talentuar dhe punonjës të IT-së, gjë që tregon “largimin e trurit” nga vendi. Kriza demografike e Rusisë do të ndikojë në fuqinë ekonomike dhe aftësinë për të shpalosur fuqinë politike dhe ushtarake. Dhe për ta kthyer mbrapsht këtë prirje, do të duheshin 30 vjet.

Sipas analistit gjeopolitik, Peter Zeihan, pikërisht kjo situatë, e cila po e dobësonte vendin me shpejtësi, e tundoi Putinin të pushtonte Ukrainën, përpara se Rusia të përjetonte rënie të mëtejshme.

Kina

Në Kinë ka një model të ngjashëm të rënies demografike, por për arsye të ndryshme. Politika “vetëm një fëmijë” (1980-2015), e detyroi shumicën e familjeve që të kishin vetëm nga një fëmijë, duke e bërë të pashmangshme rënien e popullsisë.

Një tepricë prej 30 milionë meshkujsh më shumë se femra, kufizoi edhe më tej formimin e familjeve të reja. Sipas South China Morning Post, popullsia e Kinës pritet të përgjysmohet (nga niveli aktual prej rreth 1.4 miliardë banorë) deri në vitin 2050. Pa dyshim kjo do të ndikojë në PBB-në e vendit dhe ambiciet si superfuqi.

Normat e rritjes ekonomike prej 6%+ gjatë dekadave të fundit, janë nxitur nga disa faktorë:

  1. Stimuli masiv nga rritja e shpejtë e borxhit. Sipas Institutit të Financave Ndërkombëtare, borxhi kinez tani tejkalon 335% të PBB-së. Që nga viti 2008, borxhi është rritur shumë më shpejt se PBB-ja.
  2. Bumi i ndërtimit që konsumoi afërsisht një të katërtën e PBB-së ka të ngjarë të mos përsëritet më kurrë, duke marrë parasysh se sektori i pronave në Kinë është shumë i mbingarkuar dhe në krizë.
  3. Kina u bë fabrika e botës. Globalizimi tani po shkon në drejtimin e kundërt, ose të paktën duket se ka ngecur në vend. Tani në modë është siguria e furnizimit.

Asnjë nga këto dukuri nuk është më e qëndrueshme. Rritja ekonomike e Kinës në gjysmën e parë të vitit 2022, ishte vetëm 2.5%.

Centralizimi dhe autokracia e Kinës (përfshirë politikën “zero-Covid”) ndikon negativisht në investime, sipërmarrje, flukset e kapitalit dhe emigracion.

Nxitja e presidentit Xi për “prosperitet të përbashkët”, për të ngushtuar hendekun e të ardhurave dhe pasurisë, si dhe thirrja e tij në Kongresin e fundit të partisë, për “rregullimin e mekanizmit të akumulimit të pasurisë”, do të zbehë edhe më shumë sipërmarrjen dhe do të nxisë largimin e kapitalit.

Tregjet financiare po përjetojnë ndryshim të madh në marrëdhëniet me Kinën: indekset e bursës kineze pas Kongresit dhe kurset e këmbimit të juanit po bien. Nëse qeveria nuk ndryshon drejtim, prirja do të jetë e vështirë të ndryshohet.

Ekonomia e Kinës është më e madhe se ajo e SHBA-së për nga barazia e fuqisë blerëse (Purchasing Power Parity), dhe Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi parashikon se në vitin 2028, Kina do ta tejkalojë SHBA-në në terma absolutë. Për mendimin tim, kjo nuk është aspak e pashmangshme.

Kina mund të tundohet të pushtojë Tajvanin për arsye të ngjashme me ato të Rusisë, përpara se fuqia e saj në raport me SHBA-në, të fillojë të zbehet.

 

Përfundimi

Nuk dua të nënvlerësoj aspak problemet me të cilat po përballet SHBA-ja, si polarizimi i skajshëm politik, nivelet e larta të borxhit, etj., por SHBA-ja ka një bazë teknologjike dhe sipërmarrëse më të fuqishme dhe një gjendje demografike shumë më të mirë se Rusia dhe Kina.

SHBA-ja përfiton nga shumë më tepër emigracion dhe amerikanët e brezit baby boomer kanë pasur më shumë fëmijë sesa rusët apo kinezët.

Sistemi demokratik lejon ripërtëritje dhe ide të reja çdo katër vjet, në krahasim me mbylljen prej disa dekadash që shkakton një udhëheqës autokrat. Putin dhe Xi janë duke i ndryshuar vendet e tyre në gjerontokraci.

Natyrisht që shoqëritë ku informacioni rrjedh lirisht, janë më inovative dhe produktive. E mbani mend tezën e “shoqërisë së hapur” për të arritur fitoren e SHBA-së në Luftën e Ftohtë? Për 30 vitet e fundit, si Kina ashtu edhe Rusia, kaluan një periudhë të hapjes relative, çka i lejoi ato të sfidonin SHBA-në.

Përqafimi i papritur i sistemeve të mbyllura, mund të mbjellë farat e rënies së tyre. Rusia dhe Kina janë armiqtë më të këqij të vetvetes./RevistaMonitor

Të lidhura

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen
Aktualitet

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet shqiptare të Liqenit të Ohrit, pranë fshatit Lin, arkeologët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: një nga vendbanimet...

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë
Aktualitet

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Seanca në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin socialist Alqi Bllako zgjati rreth dy orë....

13:43 17/07/2025
Para
Sekuestrohen 58 kg kanabis në Elbasan, në pranga 4 persona përfshirë administratorin dhe kryeplakun e fshatit

Sekuestrohen 58 kg kanabis në Elbasan, në pranga 4 persona përfshirë administratorin dhe kryeplakun e fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

13:43 17/07/2025
Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

13:07 17/07/2025
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

12:55 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.