Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e BIRN: Rikthehen bastet sportive, ndërsa Kuvendit i hiqet Lotaria Kombëtare

13:35 15/02/2024
Reading Time: 4 min lexim

Mazhoranca socialiste miratoi të enjten projektligjin për rikthimin e basteve sportive online, duke bërë një amendim të minutës së fundit që i heq të drejtën Kuvendit për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare.

Me 72 vota pro dhe 2 abstenime, ligji do të rikthejë bastet sportive pas më shumë se 5 vitesh që u mbyllën nga qeveria.

Deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe abstenuan, por pa e argumentuar qëndrimin e tyre. Braçe si anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku nisma e qeverisë u shqyrtua për 4 muaj rresht, ka shprehur rezervat e tij për efektet e ligjit.

Projekligji pësoi disa ndryshime nga versioni i miratuar nga ky komision, pasi disa deputetë depozituan amendamente në seancë.

Sipas këtyre amendamenteve, licensa për Lotarinë Kombëtare nuk do të miratohet më nga Kuvendi, por nga Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur me këtë ligj për licencimin e kompanive që do të futen në tregun e basteve online.

“Licenca për të drejtën e organizimit të lojërave të Lotarisë Kombëtare është një e vetme dhe i jepet për një periudhë 10-vjeçare subjektit aplikues, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nëligjore të dala në zbatim të tij. Licenca miratohet me vendim të Komisionit të Licencave dhe bëhet efektive pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet të licensuarit, Drejtorit të Përgjithshëm të AMLF-së dhe kryetarit të Komisionit të Licencave,” thuhet në amendament.

Po ashtu sipas propozuesve, në anëtarësinë e Komisionit të Licencave hiqet ministri i Sporteve dhe zëvendësohet me ministrin e Brendshëm, me arsyetimin se është i rëndësishëm për verifikimin e dokumentacionit të kompanive që do të garojnë për këto licenca.

Opozita e ka kundërshtuar rikthimin e basteve online duke kërkuar që para se të bëhet kjo të ketë një analizë për lulëzimin e këtij sektori në mënyrë informale dhe që kriteret të jenë më të forta për kompanitë që do të futen në treg.

Deputetja Jorida Tabaku i tha BIRN se ligjin e Lojërave të Fatit e shoqëroi një proces  jotransparent vendimmarrës, ku një pjesë e madhe e diskutimeve kanë ndodhur jashtë dyerve të komisionit.

“Askush nuk e kuptoi pse u tërhoq disa herë nga votimi dhe si përfundim në një amendament të fundit i hoqi parlamentit mundësinë e dhënies së licensës së Lotarisë Kombëtare dhe ia kaloi atë Komisionit të Licencave,” tha Tabaku pas votimit.

Sipas Tabakut, ligji ka shumë mangësi në kontrollin e flukseve të parasë, në vërtetimin e dhënies së licencave dhe ka kritere shumë të lehta për të hyrë në treg.

“I vendos vulën gjithë dështimit të gjithë operacionit për informalitetin dhe që ka qenë një nga tre mënyrat se si janë pastruar deri më sot paratë,” shtoi Tabaku.

Duke bërë krahasimin me operacionin e qeverisë  për mbylljen e tyre, Tabaku theksoi “mund t’i vendos vetëm një emër asaj që ndodhi: Marrëzia s’ka fund”.

Edhe deputetja demokrate Dhurata  Çupi e ka kundërshtuar këtë projekligj  si klientelist. “Duhej të bëhej një analizë e qeverisë për sektorin ilegal dhe për dështimin për t’a ndaluar këtë aktivitet,” tha Çupi për BIRN.

“Dështuan të japin shpjegime bindëse për situatën faktike të subjekteve që e ushtrojnë aktualisht këtë veprimtari konform ligjit dhe licencave përkatëse,” shtoi  ajo.

Varianti i ardhur nga qeveria pësoi shumë ndryshime gjatë shqyrtimit në komisionin parlamentar të Financave dhe Ekonomisë.

Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzuese për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkuruese, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhur fituesit.

Po ashtu vendos përjashtimin e organizatorëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizimi i skuadrave sportive, ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i Komitetit Olimpik u hoqën nga anëtarësia e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.

Këshilli i Mbështetjes së Projekteve menaxhon të ardhurat që vijnë nga bastet.

Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtarinë e kompanisë koncensionare që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qëndror të monitorimit online. Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni i Licencave nëpërmjet auditimit.

Ndryshime u bënë dhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”.

Marrë nga Reporter.al

Etiketa: bastet sportiveBIRNKuvendi

Të lidhura

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës
Aktualitet

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga posti i komandantit të Gardës së Republikës, ku ishte emëruar vetëm para 9 muajsh, më...

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar si autori i plagosjes së një 15-vjeçari në...

19:31 03/06/2025
Para
“Po e çel fushatën me shpërthime, është terrorizëm shtetëror”, Berisha akuza të drejtpërdrejta Ramës për tritolin në Vaun e Dejës

Vizita e Blinken në Tiranë, Berisha: Mirësevini në Shqipërinë moniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

19:31 03/06/2025
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

19:13 03/06/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

18:52 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.