Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Amerikanët të lodhur dhe stresuar nga zgjedhjet presidenciale. Pjesa më e madhe presin të mbarojnë që…

10:11 02/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Fushata zgjedhore në SHBA ka hyrë sot në ditën e fundit të saj pasi nesër amerikanët do të përcaktojnë me votën e tyre se cili do të jetë njeriu që do t’i drejtojë ata edhe për 4 vite.

Por kur fushata dhe procesi janë drejt fundit, situata në SHBA është tensionuar shumë dhe qytetarët amerikanë ndjehen me të drejtë të stresuar dhe të paqartë se si do të përfundojë gjithë ky proces.

Ka një gjë për të cilën demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara mund të bien dakord: Ata janë të stresuar. Shumë. Dhe fajin për këtë e kanë zgjedhjet presidenciale 2020.

“Lajmet thjesht më bezdisin kur i dëgjoj dhe më shkaktojnë ankth në një shkallë që nuk më zë dot gjumi”,- thotë Betty Mattimore, një profesioniste e shërbimeve financiare në Virxhinia, e cila mbështet Presidentin Donald Trump, njofton “Zëri i Amerikës”.

“Kam shumë ankth, nuk fle mirë … Jam jashtëzakonisht e stresuar”, thotë Julie, një avokate nga shteti i Merilendit që mbështet ish-Nënpresidentin Joe Biden. “Jam aq e stresuar saqë nuk mund të flas për zgjedhjet, ose të mendoj apo të lexoj për to”. Julie i kërkoi Zërit të Amerikës të mos përdorë mbiemrin e saj për arsye privatësie.

Shumica e të rriturve amerikanë mund ta identifikojnë veten me zonjën Mattimore dhe Julie-n. Sipas një raporti të fundit të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, rreth 68% e të rriturve në SHBA i shohin zgjedhjet presidenciale si një burim i madh stresi në jetën e tyre.

Është një shqetësim dypartiak – 76% e demokratëve, 67% te republikanëve dhe 64% e të pavarurve ndjejnë stres.

Gjithashtu, 77% e të rriturve amerikanë thonë se janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit.

“Ka shumë strese që njerëzit po kalojnë tani dhe të gjithë do të ndikohen, në një mënyrë ose një tjetër, nga rezultati i këtyre zgjedhjeve”, thotë Dr. Vaile Wright, një psikologe dhe bashkëautore e raportit mbi stresin e zgjedhjeve.

“Gjëra të tilla si qasja në kujdesin shëndetësor, ndryshimi i klimës, pandemia, trazirat sociale, vrasjet masive, të gjitha këto probleme kanë një ndikim vërtet domethënës në nivel kombëtar”,- shton zonja Wright.

Përqindja e të rriturve afrikano-amerikanë që janë të stresuar për zgjedhjet është dukshëm më e lartë se sa ishte gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke u ngritur nga 46% që ishte në vitin 2016 në 71% këtë vit. Dhe të rriturit me simptoma kronike kanë më shumë gjasa të raportojnë zgjedhjet si burim të stresit.

Julie, mbështetësja e zotit Biden, është e shqetësuar se si do ta përballojë gjendjen në se Trumpi fiton përsëri.

“Zgjedhjet e fundit ishin një tronditje e madhe”,- thotë ajo. “Dhe vendi ka përjetuar kaq shumë trazira dhe humbje që nga ajo kohë, por unë ende ndihem e traumatizuar nga zgjedhjet. Dhe nëse kjo do të ndodhë përsëri, thjesht nuk e di se si do t’i kalojë edhe katër vjet të tjera.

“Pasiguria është një nxitës i madh i stresit. Ne jemi në një situatë të pashembullt ku pothuajse gjithçka është e pasigurt në këtë moment. Ne kemi zgjedhjet e ardhshme ku, siç e dini, kemi të ndërthurrur votimin te hershëm, dhe votimin përmes postës dhe kjo shton shumë pasigurinë”,- thotë psikologia Wright.

Lëvizja nga një shtet më liberal të bregut lindor, në shtetin konservator të Indianës ka qenë një përvojë ndërgjegjësuese për mbështetësen e zotit Biden, Adrienne LaBorwit.

“Tani që jetoj këtu, e kuptoj se si u zgjodh Trump-i. Ndërsa, kur jetoja në (Uashington) D.C., thjesht, nuk e kuptoja, se si mund të përkrahej ai në këtë vend?” thotë zonja LaBorwit, e cila punon në sferën e zhvillimit të biznesit. “Mendoj se ata janë thjesht të lodhur nga politikanët e vjetër … gjë që nuk e ndihmon Joe Biden-in që ka qenë në Kongres për 36 vjet.”

Dhe me këtë këndvështrim të ri, vjen më shumë tension. “Tani, e kuptoj”, thotë LaBorwit. “Njohja e këtij qëndrimi më shton ankthin”.

Ndërkohë, Betty Mattimore, mbështetëse e zotit Trump, është përqendruar në atë që do të ndodhë pas zgjedhjeve.

“Me të vërtetë shpresoj se vendi mund të ecë përpara. Megjithatë, mendoj se, kushdo që të fitojë … do të ketë një lloj kaosi pas këtyre zgjedhjeve”, thotë ajo. “E ndjej që ne kurrë nuk e kemi pranuar me të vërtetë Presidentin Trump si president pas zgjedhjeve të vitit 2016. Dhe sikur të fitojë përsëri? A do të kenë edhe katër vjet të tjera procedura për fajësimin e tij nga Kongresi? ”

“Unë thjesht dua që politikanët të qeverisin,” shton ajo, sipas Zerit te Amerikes.  “Dua që ata të bëjnë atë që supozohet të bëjnë për vendin, për familjet. Jam lodhur nga e gjithë politika”.

/Burimi: VOA/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: Amerikanepresidenttë lodhurzgjedhjet

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Koronavirusi prek edhe...kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom futet në karantinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.