Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar publikisht pas vizitës së Blinken në Tiranë, i cili zhvilloi takim edhe me përfaqësues të drejtësisë në vendin tonë.
Ambasada shkruan se megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.
“Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot.
Edhe pse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”, -thuhet në mesazh.