Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alibeaj prezanton rezolutën e PD-së për rritjen e çmimeve: ja masat që duhet të merrni!

19:14 24/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pasditen e sotme në seancën parlamentare kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka prezantuar paketën e masave që propozon kjo forcë politike, për të përballuar krizën e çmimeve që ka prekur vendin tonë, veçanërisht në muajin e fundit.

10 pikat që propozon PD në mesin e tyre është ajo për uljen e TVSH-së për produktet e shportës në masën 6%, pezullimin e taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër, nga 27 që është aktualisht, si dhe rritjen e pagës minimale, dhe dyfishimin e indeksimit të pensioneve.

Rezoluta e PD:

Duke konsideruar rritjen e përgjithshme të cmimeve, ku vetëm gjatë muajit Shkurt çmimet në përgjithësi janë rritur me 3.9%, e vecanërisht çmimet e produkteve të shportës bazë të konsumit janë rritur me 6.9%;

Duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të cmimeve të karburantit, e cila ka prodhuar rritjen me 10.4% të cmimeve të transportit, dhe me efekt domino passjell rritjen e të gjitha cmimeve të tjera;

Duke konstatuar se masat e shpallura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme për situatën në të cilën ndodhen familjet dhe bizneset shqiptare, si dhe faktin se masat janë pjesë e programit të qeverisë, dhe jo të diktuara nga situata aktuale;

Duke vlerësuar të drejta kërkesat e shpallura nga përfaqësues të shoqërisë civile, të biznesit, të fermerëve, të artikuluara gjatë protestave të ditëve të fundit;

Duke iu bashkuar shqetësimit të qytetarëve dhe biznesit për pasiguritë e krijuara për të ardhmen, ekonominë, punësimin dhe mirëqënien familjare;

Kërkojmë:

Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;

Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;

Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;

Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;

Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;

Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;

Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;

Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëvenë masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;

Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Të lidhura

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë
Aktualitet

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë

Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një seri kontrollesh të befasishme në disa institucione të vuajtjes së dënimit, përfshirë paraburgimet 313...

19:59 16/07/2025
“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës
Aktualitet

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

Një javë më parë, një ngjarje e rëndë kriminale tronditi zonën e Matit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra në...

19:38 16/07/2025
Para
Rama ‘zgjidh’ problemin e rritjes së çmimit të naftës: E diela e parë e çdo muaji do jetë pa makina, lëvizni në këmbë!

Rama 'zgjidh' problemin e rritjes së çmimit të naftës: E diela e parë e çdo muaji do jetë pa makina, lëvizni në këmbë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë

Kontrolle blic në paraburgimet 313 dhe 302 në Tiranë

19:59 16/07/2025
“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

19:38 16/07/2025
Izraeli godet sërish Sirinë, 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur

Izraeli godet sërish Sirinë, 3 të vrarë e dhjetëra të plagosur

19:11 16/07/2025
Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

Presidentja Osmani kërcënohet sërish me jetë

18:50 16/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.