Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, është përballur me një situatë kritike, që për pak mund t’i merrte jetën.
Ai ka qenë duke udhëtuar me helikopter, por është përballur me probleme.
Kështu, pilotit iu desh të bënte një lëvizje të paparashikuar, duke ndryshuar papritur kursin e fluturimit.
Shkak është bërë moti i keq.
Gjatë kohës që Vuçiç fluturonte, moti ishte përkeqësuar dhe kishte nisur një shi i fortë dhe mjegull e dendur.
Megjithatë, bordi drejtues i helikopterit ia doli ta kalonte me sukses këtë vështirësi, duke mos shkaktuar asnjë problem.