Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aleatët e Bashës hartojnë planin me 12 pika për zgjidhjen e krizës. Nesër takim me Presidentin Meta

12:22 29/04/2019
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme aleatët e Partisë Demokratike kanë bërë një mbledhje të rëndësishme, ku edhe kanë paraqitur një platformë me 12 pika për zgjidhjen e situatës politike.

Sipas aleatëve kjo mund të ndodhë me ndërhyrjen e Metës për të ulur palët në tryezë dhe propozimet e tyre lidhen me ndryshimet kushtetuese, krijimi i qeverisë tranzitore çdo 6 muaj para çdo procesi zgjedhor dhe duke shkuar akoma më larg, ndryshimi i sistemit parlamentar.

Presidenti tashmë ka pranuar një takim me partitë e vogla dhe e ka caktuar atë për ditën e nesërme dhe temat kryesore që do të trajtohen mësohet të jenë zgjedhjet e lira dhe mënyrat si mund të zgjidhjet kriza.

Platforma për marrëveshje kushtetuese

Partitë tona propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:

  1. Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.

Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit.

  • Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin  e Administratës Shtetërore.
  • Kontrolli mbi territorin dhe proçedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.
  • Proçedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve.
  • Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe paisjen e qytetarëve me karta.
  • Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve.
  • Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike.

Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar.

  • Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve.
  • Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sitemi zgjedhor dhe  votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës.
  • Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.
  • Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.
  • Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të  garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre.
  •  Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe  deputetëve.
  • Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.
  • Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.
  • Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.
  • Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit.

Partitë tona angazhohen në dialog me forcat e tjera politike, duke qenë të hapur për qëndrimet dhe gjykimet e tyre.

 

Etiketa: aletatIlir Metakrize politikeLulzim Bashazgjidhje

Të lidhura

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian
Aktualitet

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

Sot, në Amfiteatrin e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, mbahet Simpoziumi Shkencor me temë: “Llazar (Zai) Fundo, figurë e shquar...

11:56 16/05/2025
Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika
Aktualitet

Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

Kryeministri britanik Keir Starmer u përball me refuzim të prerë gjatë qëndrimit në Tiranë, ndërsa tentoi të promovonte një plan...

11:47 16/05/2025
Para

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Njëri nga të kërkuarit i ka shpëtuar dy herë policisë, FNSH aksion për kapjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

Mbahet sot Simpoziumi Shkencor për Llazar Fundon, figurë e mendimit europian

11:56 16/05/2025
Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

Rama refuzon qendrat e emigrantëve për Britaninë, Starmer përballet me kritika

11:47 16/05/2025
Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

Osmani në Samitin e Tiranës: BE të heqë masat ndaj Kosovës

11:30 16/05/2025
Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

Mark Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana

10:42 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.