Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aleatët dhe partnerët e NATO-s ndihma Kievit për mbrojtjen ajrore

19:01 12/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Aleatët dhe partnerët e NATO-s do të ndihmojnë Kievin të forcojë mbrojtjen ajrore pas sulmeve ruse ndaj objekteve civile në Ukrainë. Ky zotim u bë sot gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel që në qendër të diskutimeve kishte zhvillimet në Ukrainë. Po sot, forcat ukrainase kanë njoftuar për çlirimin e territoreve të reja me rëndësi strategjike në rajonin e Khersonit.

Zhvillimet e fundit në Ukrainë me theks të veçantë sulmet ajrore ruse ndaj objekteve civile ishin tema kryesore e diskutimeve në Bruksel mes ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe vendeve të tjera aleate.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se sulmet e fundit kanë nxjerrë në pah “ligësinë dhe mizorinë” e luftës së Rusisë, ndërsa u zotua se SHBA dhe aleatët do të ndihmojnë ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre jo vetëm nga sulmet e fundit.

“Vendosmëria jonë për të mbështetur mbrojtësit e Ukrainës shtrihet në të gjitha stinët. Ne do të vazhdojmë të rrisim aftësitë mbrojtëse të Ukrainës për nevojat urgjente të sotme dhe të së ardhmes”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Uashingtoni kishte miratuar më parë dërgimin në Ukrainë të tetë sistemeve të avancuara të raketave tokë-ajër (NASAMS). Dy sisteme pritet të dorëzohen së shpejti dhe gjashtë të tjera më pas.

Sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, Shtetet e Bashkuara po e përshpejtojnë dërgimin e sistemeve ajrore NASAMS në Ukrainë.

Gjermania njoftoi sot se nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore që ka vendosur t’i japë Kievit, njëri tani ka arritur në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që Ukraina tani mund të mbrohet kundër këtyre sulmeve me këtë sistem të mbrojtjes ajrore. Një sistem është dorëzuar dhe vitin e ardhshëm do të dërgojmë edhe tre sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore”, tha Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Në Kiev aeroplanët luftarakë kanë nisur patrullimin e hapësirës ajrore, ndërsa raportet e fundit nga fusha e betejës tregojnë se ushtria ukrainase ka vazhduar të çlirojë vendbanime të tjera në bregun perëndimor të lumit Dnipro, në rajonin e Khersonit.

Një ushtarak ukrainas nga radhët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale publikoi një video në Facebook të martën që tregonte flamurin ukrainas duke u ngritur mbi një qytet të rimarrë në këtë rajon.

Ndërsa në Pragë vendet anëtare të BE-së po diskutojnë rreth mundësisë së vendosjes së një çmimi tavan për lëndët energjitike që importojnë,

presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se nuk është Moska fajtore për rritjen e çmimeve të energjisë, por sanksionet e vëna ndaj Rusisë.

“Burimet e energjisë që po dërgohen në tregun evropian shiten me çmim të trefishtë. Rrjedhimisht inflacioni rritet në qiell. Çfarë lidhje ka Rusia me këtë?” tha presidenti rus gjatë një forumi për energjinë në Moskë.

Ndërkohë, gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike centralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhia kanë dalë jashtë funksionimit duke rrezikuar centralin. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi e quajti këtë sot një “zhvillim thellësisht shqetësues”. Brenda pesë ditësh, kjo është hera e dytë që kjo gjë ka ndodhur./VOA

Të lidhura

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin
Aktualitet

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

“O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!” Kjo fjali është bërë simbol i revoltës së tregtares...

19:59 17/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar
Aktualitet

Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Vatra e zjarrit në zonën e Drenovës, në Mallakastër, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë jashtë kontrollit...

19:44 17/07/2025
Para
Dalin në ‘dritë’ emrat/ Nga Kastrati, Gega, Çukaj dhe Kuqi: Kush janë oligarkët që po abuzojnë me çmimin e naftës

Dalin në 'dritë' emrat/ Nga Kastrati, Gega, Çukaj dhe Kuqi: Kush janë oligarkët që po abuzojnë me çmimin e naftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

19:59 17/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

19:44 17/07/2025
Aksident në Sarandë-Krane, inspektori humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

Pushuesja suedeze paraqitet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës

19:23 17/07/2025
Vaksinimi i fëmijëve, OBSH: Ende larg nivelit për të parandaluar fruthin

Vaksinimi i fëmijëve, OBSH: Ende larg nivelit për të parandaluar fruthin

19:02 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.