Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

ALARMANTE/ Gati 200 milionë njerëz në SHBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje

16:55 28/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Gati 200 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose rreth 60 për qind e gjithsej popullsisë së SHBA-së, janë nën paralajmërim për të nxehtit ose për përmbytje, teksa temperaturat e larta po përhapen dhe stuhi të reja priten në zona të reja.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë “e rrezikshme” e të nxehtit e kaploi verilindjen dhe qendrën e Atlantikut më 27 korrik dhe do të vazhdojë deri në fundjavë. Stuhi të forta dhe përmbytje të shpejta parashikohet se mund t’i godasin zonat në verilindje dhe jug.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në periudha të zgjatura dhe më të shpeshta të motit ekstrem.

Parashikimi për vapën e vazhdueshme vjen një ditë pasi Organizata Botërore Meteorologjike dhe Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian Copernicus shpallën korrikun e vitit 2023 muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

Të enjten, nxehtësia dhe lagështia në qytetet e mëdha përgjatë Bregut Lindor, përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Jorkun, bënë që temperaturat të ishin ndjeshëm mbi 38 gradë Celsius.

Për shkak të nxehtësisë ekstreme, dy nga rrjetet më të mëdha të energjisë në vend janë nën stres, gjë që mund t’ua limitojë amerikanëve mundësinë për t’u freskuar.

Rrjeti më i madh energjetik i vendit, PJM Interconnection, shpalli alarmin e emergjencës energjetike të nivelit të parë për rrjetin e tij në 13 shtete më 26 korrik, që do të thotë se kompania është e shqetësuar për aftësinë e saj për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme.

“PJM-ja aktualisht ka gjenerim të mjaftueshëm për ta përmbushur kërkesën e parashikuar, por operatorët vazhdojnë të monitorojnë kushtet e rrjetit për çdo ndryshim”, tha Jeffrey Shields, një zëdhënës i kompanisë.

PJM-ja nuk është i vetmi rrjet elektrik që ka lëshuar një alarm të tillë. Operatori i Pavarur i Sistemit Midcontinent, i cili mbulon kryesisht shtetet në Rrafshnaltën e Mesme dhe Veriore, lëshoi një alarm të ngjashëm më 27 korrik.

Operatori i Pavarur i Sistemit të Kalifornisë lëshoi gjithashtu një alarm emergjence energjie për mbrëmjen e 26 korrikut, pjesërisht për shkak të nxehtësisë së tepërt në Kaliforninë Jugore, por alarmi u shua në po të njëjtën ditë.

Një zëdhënës i Këshillit të Besueshmërisë Elektrike të Teksasit tha se ata presin që rrjeti i tyre të funksionojë si zakonisht, përkundër valës së fundit të motit ekstrem në të gjithë vendin. REL

Të tjera

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë
Aktualitet

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

Deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama ndër vite se mazhoranca “nuk do të bëhet pengesë për hetimin e deputetëve...

10:46 26/02/2026
Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë
Kryesore

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

Një moment i fortë simbolik ka shoqëruar ndeshjen e javës së 29 të Euroligës në basketboll, ku Fenerbahçe priti Partizanin...

10:01 26/02/2026
Para
5 mijë euro për operacion tek Trauma/ Mjekët e lënë35-vjeçarin pa mjekim deri sa plaga i zë krimba

5 mijë euro për operacion tek Trauma/ Mjekët e lënë35-vjeçarin pa mjekim deri sa plaga i zë krimba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

10:46 26/02/2026
Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

10:01 26/02/2026
Pas grabitjes spektakolare 88 mln euro, dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit 

Pas grabitjes spektakolare 88 mln euro, dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit 

09:45 26/02/2026
Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i kërkuar nga GJKKO

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, i kërkuar nga GJKKO

09:30 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.