Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarm ushqimor në Shqipëri: Peshk me parazit dhe mish me salmonelë në treg!

17:49 14/03/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një sasi e konsiderueshme produktesh të rrezikshme për shëndetin janë futur sërish në Shqipëri, duke ngritur një tjetër alarm për sigurinë ushqimore: 985 kg acuge e kriposur me praninë e parazitit të rrezikshëm L3 Anisakis dhe 4,516.75 kg fileto derri të kontaminuar me bakterin Salmonella spp.

Rreziku i peshkut me parazit

Sipas ekspertëve, paraziti L3 Anisakis mund të infektojë njerëzit nëse konsumojnë peshk të pagatuar ose të përpunuar në mënyrë të papërshtatshme. Infeksioni mund të shkaktojë inflamacion të traktit gastrointestinal, ndërsa në raste të rënda, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose të zorrëve, duke sjellë komplikime serioze.

AKU ka konfirmuar se acuga e kriposur është importuar nga Kroacia dhe Italia. Nuk dimë nëse autoritetet do të veprojnë me masat e duhura për asgjësim, apo do të neglizhojnë si çdo herë.

Rreziku i mishit me salmonelë

Nga ana tjetër, sasia e madhe e filetos së derrit me prani të Salmonella spp. është importuar nga Brazili. Ky bakter mund të shkaktojë diarre, ethe dhe dhimbje të forta stomaku. Sipas AKU, për këtë produkt ekzistojnë dy opsione: ose do të asgjësohet, ose do t’u kalojë subjekteve të tjera që plotësojnë kriteret për trajtimin dhe rihedhjen e tij në treg.

Por, në çfarë kushtesh do të përpunohet ky mish dhe si do të ofrohet sërish për konsum? AKU, nën drejtimin e Olsi Komicit, ka refuzuar të japë detaje mbi trajtimin e mëtejshëm të këtij produkti të kontaminuar. Burime të pavarura tregojnë se ai mund të shitet nën kosto në fabrikat e sallamit ose madje të përfundojë në spitale.

Pesticidet kancerogjene: Një kërcënim i përditshëm

Një investigim më herët nga emisioni “Piranjat” zbuloi një skandal po ashtu të madh: 35 pesticide kancerogjene qarkullonin lirisht në produktet ushqimore të tregut shqiptar, pa asnjë kontroll real nga institucionet përgjegjëse.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Sokol Abazi, deklaroi se këto substanca ndodhen në një sërë produktesh të përditshme, përfshirë brioshët, drithërat, vajin e ullirit, bimët medicinale dhe erëzat si majdanozi e kopra. Efektet e tyre janë alarmante: kancer, çrregullime të sistemit imunitar, infertilitet dhe dëmtime të sistemit nervor.

Në një shkresë zyrtare drejtuar “Piranjave”, Ministria e Bujqësisë, me në krye Anila Denajn, ka pranuar se AKU nuk disponon informacion mbi këto pesticide, duke justifikuar mungesën e të dhënave me “konfidencialitetin” e laboratorëve. Ekspertët e kundërshtuan këtë pretendim, duke theksuar se me një urdhër të thjeshtë prokurorie, mund të identifikohen lehtësisht produktet e kontaminuara dhe kompanitë që i tregtojnë ato.

Një histori e përsëritur korrupsioni dhe neglizhence

Skandalet me ushqimet e kontaminuara nuk janë një fenomen i ri në Shqipëri. Në dhjetor 2024, Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) zbuloi se mandarinat shqiptare përmbanin pesticide të ndaluara. Nga 924 kamionë me mallra për eksport, çdo ngarkesë e kontrolluar në BE rezultoi e ndotur, ndërsa AKU shqyrtoi vetëm 28 mostra në një sipërfaqe prej 1,000 hektarësh.

Një tjetër skandal u zbulua në KFC, ku AKU konstatoi praninë e salmonelës në mishin e pulës. Nga 1,535 kg mish i kontaminuar, vetëm 177 kg u gjetën dhe u asgjësuan, duke lënë dyshime të forta për fatin e pjesës tjetër.

Po kështu, 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë që shkakton kancer dhe leucemi, u gjendën në treg, ndërsa qumështi dhe dhalla e prishur nga kompania “Lufra” arritën deri në tryezat e konsumatorëve. Skandaloz mbetet fakti që minjtë u filmuan mbi thasët e miellit të kompanisë “Diamond”, pa asnjë reagim nga AKU.

Nevojë urgjente për marrjen e masave!

Situata është alarmante dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Kërkohet një hetim i plotë nga SPAK për të zbuluar zinxhirin e korrupsionit që po lejon helmimin sistematik të popullatës. Nga fermeri te zyrtarët e lartë, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

Ky është një krim i organizuar kundër shëndetit të qytetarëve dhe kërkon veprim të menjëhershëm!

Etiketa: Acugeakuolsi komicireformaeditorialsalmonele

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Plagoset me thikë lojtari i Flamurtarit në Vlorë, dyshohet për grabitje

Plagoset me thikë lojtari i Flamurtarit në Vlorë, dyshohet për grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.