Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarm për arsimin profesional, Shqipëria pëson rënien më të madhe në rajon

18:20 17/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sistemi arsimor në Shqipëri po ecën drejt një situate kritike, pasi treguesit ndërkombëtarë raportojnë përkeqësim të vazhdueshëm të aftësive tek të rinjtë.

Sipas raportit më të fundit të Fondit Europian për Trajnimet (ETF), publikuar në “Trajnimet, arsimi, aftësitë dhe punësimi: Tendencat dhe zhvillimet 2024”, aftësitë e nxënësve në arsimin profesional në Shqipëri ranë me 20% në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë.

Ky është viti i dytë që ETF monitoron treguesit e performancës në arsimin profesional për vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Të dhënat tregojnë se cilësia e Arsimit dhe Formimit Profesional (VET) në shumicën e këtyre vendeve mbetet e ulët krahasuar me aftësitë që zotërojnë të rriturit. Megjithatë, Shqipëria ka regjistruar rënien më të madhe, duke reflektuar një trend negativ të ngjashëm me rezultatet në testet ndërkombëtare si PISA.

Një nga problemet kryesore në Shqipëri është hendeku i thelluar mes tregut të punës dhe arsimit profesional. Në krahasim me të rinjtë, të rriturit kanë më pak mangësi në aftësitë profesionale, pasi sistemet e arsimit profesional në të kaluarën kanë qenë më të përshtatura me nevojat e tregut.

Punëdhënësit shpesh detyrohen të plotësojnë vetë boshllëqet e njohurive dhe aftësive që lë pas sistemi arsimor, duke përdorur metoda alternative. Kjo situatë e rënduar është shqetësuese për perspektivat afatgjata të zhvillimit ekonomik dhe social.

“Edhe pse dy vite monitorimi nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një tendencë definitive, rezultatet e vitit 2024 tregojnë një model shqetësues të performancës së dobët të të diplomuarve nga arsimi profesional”, thekson ETF.

Në vende të tjera si Turqia dhe Moldavia, aftësitë që u ofrohen të rinjve janë në të njëjtin nivel me ato të të rriturve. Ndërkohë, në Kirgistan dhe Kosovë, të diplomuarit e rinj janë edhe më të përgatitur profesionalisht se brezat më të vjetër.

Në rajon, disa vende si Maqedonia e Veriut dhe Egjipti kanë shënuar përmirësime në cilësinë e arsimit profesional, ndërsa vende si Mali i Zi dhe Jordania ndajnë me Shqipërinë një situatë të përkeqësuar.

Për të rriturit, tendenca rajonale është negative, me rënie të konsiderueshme në vende si Mali i Zi, Ukraina dhe Serbia, ndërkohë që Egjipti dhe Maqedonia e Veriut paraqesin përjashtime me një performancë më të mirë krahasuar me vitin paraardhës.

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
Skandali në “Brianza Dent”: Italiani pësoi 4 arreste kardiake pasi hoqi 20 dhëmbë

Skandali në “Brianza Dent”: Italiani pësoi 4 arreste kardiake pasi hoqi 20 dhëmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.