Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzat se nuk bëri vaksinën por mori uji biologjik, flet për herë të parë Edi Rama: Do jua vërtetoj kur…

21:21 18/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit zërave, që ngritën dyshime se ai nuk u injektua me vaksinën anti-Covid, por mori ujë biologjik. Rama premtoi se kur të shkojë për të marrë dozën e dytë të vaksinës, do të bëjë publike edhe antitrupat që ka krijuar nga doza e parë.

Më tej, kryeministri foli dhe për skenarët që ka shteti shqiptar për vaksinimin e popullsisë me vaksinën anti-Covid, duke thënë se skenari i parë dhe më ambiciozi është ai i vaksinimit brenda 14 muajsh.

“Ne kemi ndeshur vështirësinë e marrëdhënieve bilaterale, për shkak se vendet për të bërë marrëveshje me njëra-tjetrën, qoftë për të dhuruar, shitur apo shkëmbyer, duhet patjetër të marrin leje nga kompania Pfizer. Përndryshe, ku transaksion është i pamundur. Kështu është e shkruar edhe në marrëveshjen që ne sapo kemi përfunduar. Sigurisht që ne në radhë të parë kemi nevojë të garantojmë të gjitha sasitë që na duhen për planin kombëtar të vaksinimit, që ka tre skenarë. Skenari më ambicioz është vaksinimi i të gjitha kategorive dhe moshave, që përfshihen në plan, brenda 14 muajsh, skenari i mesëm ka një axhendë 18 mujore dhe skenari i tretë ka një axhendë 24 mujore. Ne do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë. Me votimin sot të Kuvendit hapet rruga për të marrë, sipas marrëveshjes së dakordësuar në parim, brenda javës së tretë të janarit vaksinat dhe pastaj shkallë-shkallë të marrim edhe sasi të tjera. Më tej, mund të marrim vaksina edhe direkt nga Pfizer, me marrëveshjen që kemi bërë.

Presim që vaksinimi të shtrihet në Shkodër, Vlorë e të gjitha pikat e përcaktuara në plan, në mënyrë që procesi të jetë sa më i lehtë. Në proces, pastaj do të bëhet dhe degëzimi kapilar i të gjithë linjave të infrastrukturës së vaksinimi për ta çuar vaksinimin në çdo qark, në çdo bashki. Është shumë e rëndësishme të kemi parasysh se vaksinimi ka dy efekte të menjëhershme, efekti i drejtpërdrejtë te personi që vaksinohet dhe tjetri është këputja e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Në momentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë për të sjellë 10700 vaksinat e para në Shqipëri, ne do të ndjekim të njëjtin proces si në të gjitha vendet e tjera, për të hequr çdo sekëlldi të krijuar nga gjithëfarlloj tra-la-lash. Sidoqoftë, në momentin kur pjesa që ka bërë vaksinën do duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm, unë po, të bëjë një transparencë mbi antitrupat, për të parë që realisht vaksina është marrë ajo që thuhet dhe ka bërë të gjithë efektin e parashikuar.

Është e rëndësishme, meqë kam parë dhe analistë e opinionistë të rangut të lartë që kanë hedhur idenë se jam injektuar me ujë biologjik, ky është një nivel analize shumë i lartë për ne njerëzit e zakonshëm, por iu duhet dhënë mundësia atyre që i ndjekin këta analistë, të mësojnë të vërtetën. Së fundi, Shqipëria mbetet një histori pozitive, referuar shifrave në raport me vendet e tjera. Shqipëria sot ka një numër të fataliteteve, që nuk ka shkuar te skenarët e parashikuar dhe që nuk i është afruar skenarit katastrofik, që ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Sot kemi vende në Evropë, që flasin të shtrëngojnë masat shumë më tepër se masat që kemi ne”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Etiketa: covid 19edi ramavaksina

Të lidhura

Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se më 16 maj, në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë...

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Aktualitet

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur që të mos...

16:11 14/05/2025
Para

Ekskluzive/ Rama aktivizon profilet fallco për të bërë komente pozitive në statuset e tij (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.