Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, reagon KLGJ: Ka përndjekje mediatike

15:50 04/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar, pas akuzave publike të bëra ndaj gjyqtares të GJKKO-së, Irena Gjoka.

KLGJ shprehet se këto janë deklarata të përsëritura. Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndaj Gjokës ka një përndjekje mediatike.

Njoftimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

Etiketa: akuzairena gjokaKLGJmedia

Të tjera

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët
Aktualitet

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët

Një sasi vaj ulliri është tregtuar në tregun shqiptar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke ngritur shqetësime serioze për...

19:54 30/03/2026
Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë
Aktualitet

Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë

Në Shqipëri po konsolidohet një model i rrezikshëm i ushtrimit të pushtetit, ku shantazhi dhe presioni përmes materialeve komprometuese po...

16:31 30/03/2026
Para
Veliaj “përkëdhel” oligarkët/ Bashkia jep 2 mln euro për rrugën tek Rolling Hills

Veliaj "përkëdhel" oligarkët/ Bashkia jep 2 mln euro për rrugën tek Rolling Hills

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët

Skandal me vajin e ullirit: Produkte të kontaminuara në treg, AKU dështoi të mbrojë konsumatorët

19:54 30/03/2026
Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë

Shantazhi si pushtet: denoncimi i Endri Meksit dhe modeli i rrezikshëm i qeverisë

16:31 30/03/2026
Rrjeti i errët i Spiropalit: prona, tendera dhe kompani në hije familjare

Rrjeti i errët i Spiropalit: prona, tendera dhe kompani në hije familjare

15:48 30/03/2026
PD: Projektligji i dytë për “Durana Park” shkel standardet e BE

PD: Projektligji i dytë për “Durana Park” shkel standardet e BE

13:48 30/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.