Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzat e Berishës ndaj ambasadores Yuri Kim, reagon DASH

17:47 14/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u është pëgjigjur akuzave të shqiptuara nga Sali Berisha gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur prej tij, më një fjalim të Ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri, William Ryerson.

Kim përcjell rrëfimin e Ryerson, që tregon një prej momenteve të vizitës së Sekretarit të Shtetit, James Baker në Tiranë. Në rrëfimin e tij, Ambasadori Ryerson kujton momentin kur një efektiv shqiptar i sigurisë u përlot.

“Isha pranë një autokolonës së makinave dhe afër një polic të gjatë, të fortë e të ashpër. Kur Baker tha ‘ne jemi me ju dhe ju jeni me ne, pashë pika loti në sytë e atij polici”, thotë Ryerson.

Kjo është pjesa që ndalet më shumë edhe Yuri Kim, duke kërkuar që të mos harrohet.

“Teksa po shkojmë drejt fundit të 2021, që shenjon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipëria, doja të shpërndaja këtë mesazh të Ambasadorit Ryerson. Ky moment i fortë i 30 viteve më parë, është po aq aktual dhe i vërtetë edhe sot pas 30 vitesh. Le të mos e harrojmë! SHBA dhe Shqipëria le të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”, shkruan Kim.

Mesazhi i Ambasadores së SHBA mbërrin një ditë pasi Sali Berisha e akuzoi se po sillej si Guvernatore në Shqipëri, madje e krahasoi edhe me sjelljen e ish-ambasadorëve të Bashkimit Sovjetik gjatë periudhës së komunizmit./VOA

 

Të tjera

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit
Aktualitet

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

Një përplasje e rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku drejtori i Ekzekutimit të...

18:41 03/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh
Aktualitet

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit e çoi çmimin e naftës Brent nga 62 deri 65 dollarë për fuçi para sulmeve,...

14:28 03/03/2026
Para
Dhunohet gazetarja në Tiranë, zbulohen autorët (Emrat)

Dhunohet gazetarja në Tiranë, zbulohen autorët (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

18:41 03/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

14:28 03/03/2026
Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Kushtetuesja zbardh vendimin: Rrëzohet kërkesa e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

12:01 03/03/2026
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin Ruben Saraiva

11:10 03/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.