Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e krijuar mëngjesin sotëm në Rinas, ku 65 kontrollues të kompanisë Albcontrol pezulluan punën për 30 min. Sipas Ballukut shteti nuk ka asnjë përfshirje financiare në AlbControl, pasi kompania të gjitha të ardhurat i merr nga trafiku ajror.
Ministrja Balluku ka zbuluar se më parë këta kontrollorë kanë pasur pagat 4 milion e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milion e 449 lekë.
Balluku i quan rrogat e punonjësve anormale për Shqipërinë ndërsa ka shtuar se kompania nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shteti.
‘’Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikëqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore. Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet.
Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e satkë dhe qartë, është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimev. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë. Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020.
Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në Albcontrol, kompania që bën navigimin ajror, nuk merr të ardhura nga Albcontrol, nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë, është nga parimet e aderimit, shtetet s’kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror. Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit. Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dh IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2m ilion e 449 lekë. 2 mijë e 490 dollarë. ‘’- tha Balluku.
Balluku ndër të tjera ka paralajmëruar se me bllokimin e trafikut ajror në Rinas nga greva e kontrollorëve do të merren masa ligjore dhe shton se masat nuk do të jenë të mira për askënd. Balluku i ka bërë thirrje edhe presidentit të vendit Ilir Meta, që të shprehet sot publikisht për situatën pasi i ka marrë të gjitha të dhënat. Ajo ndër të tjera ka akuzuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për bllokimin e fluturimeve nga kompania.
“Sot për të nxirë faqen e Shqipërisë por ndodh edhe diçka tjetër. Nëse dikush është i sëmurë nuk kthehet dot sepse kontrollorët janë shumë të mërzitur sepse paga e tyre është vetëm 2 mijë dollarë. Sot dikush që ka ndërruar jetë jashtë nuk kthehet dot sepse kështu do Sali Berisha. Për të mos folur për dezinformimet. Do t’i kërkoja presidentit të Republikës që ka kërkuar informacion nga Albcontrol, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti që të kompensoje kontrollorët e trafikut ajror kur nuk ka pasur kurrë involvim të kësaj ndërmarrje. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që kërkojnë të marrin secili prej tyre 15 rroga sa merr një shqiptar? Pra 4400 dollarë për një person, do të ishin njësoj sa një shqiptar. Po 60 vetë jemi ne kishte thënë njëri dje, nuk u bë nami. Jo, sepse do të merrte sa një shqiptar. Ky është grusht shteti. A duhet të kapet vendi peng?”, ka thënë në konferencën për shtyp Belinda Balluku.