Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aktakuza ndaj Thaçit, vrasje në 39 vende, përfshirë edhe Kukësin (Dokument)

23:45 05/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale është botuar sot aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Të paktën 39 vende janë përmendur si vendngjarje, ku krerë të UÇK-së Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë kryer vrasje.

Specialja ka përmendur shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe Kukësin si territor ku janë kryer krimet e pretenduara. Periudha mbi të cilën rëndon akuza ndaj tyre është mars 1998 deri shtator 1999.

Aktakuza përmend edhe 17 qendra ndalimi, që sipas Speciales, janë shfrytëzuar për torturim të të ndaluarve.

Me publikimin e aktakuzës ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjykata Speciale ka publikuar edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të cilët po i konsideron “pjesë të këtij grupi kriminal”. Aty bëjnë pjesë: Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas Speciales, disa prej tyre nuk ishin anëtarë të “ndërmarrjes kriminale, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes për të kryer krime”. Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi akuzohen për vrasje, përfshirë anëtarë të LDK-së

Gjykata Speciale, përmes një komunikate për media të enjten në mbrëmje, ka njoftuar zyrtarisht se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për vrasje, trajtim mizor, zhdukje me forcë të personave në periudhën mars 1998-shtator 1999. Ata akuzohen për vrasje në Shqipëri, e është përmendur se ndër viktimat kanë qenë edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pjesë nga aktakuza

“Midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Krimet u kryen në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Ndër viktimat përfshihen persona që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, konkretisht: (i) serbë, romë dhe ashkalinj; (ii) katolikë; (iii) civilë për të cilët pretendohej se bashkëpunonin me autoritetet serbe ose që pretendohej se kontaktonin me serbë; (iv) shqiptarë që ishin anëtarë ose përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose të partive të tjera që konsideroheshin se ishin kundër UÇK-së; (v) shqiptarë që nuk iu bashkuan ose nuk përkrahnin UÇK-në; dhe (vi) individë të punësuar ose të punësuar të mëparshëm që konsideroheshin kundër UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së”, thuhet në përshkrimin që Specialja i ka bërë aktakuzës.

Për pikën e akuzës për vrasje të figurave të LDK-së, Specialja, ndër tjerash përmend se zyrtarë të kësaj partie ishin arrestuar nga të përmendurit në shumë lokacione të Kosovës. Sipas akuzës, viktimat ishin rrahur e torturuar deri në vdekje.

Në fund të aktakuzës 66-faqëshe, Specialja ka thënë se të katër zyrtarët e UÇK-së akuzohen për veprat: Persekutim, burgosje, arrestime apo mbajtje ilegale a arbitrare, vepra tjera johumane, trajtim mizor, torturë (krim kundër njerëzimit), torturë (krim lufte), vrasje, zhdukje të detyrueshme.

Specialja akuzon të përmendurit se që nga viti 1994 e këndej, përmes deklaratave publike, si Shtab i Përgjithshëm kishin marrë përgjegjësinë për sulmet dhe vrasjet e rivalëve dhe kishin kërcënuar rivalët për fatin e njëjtë.

“Rivalët cilësoheshin si tradhtarë dhe kolaboracionistë e që do të dënoheshin dhe trajtoheshin pa mëshirë. Në të njëjtën kohë, përmes deklaratave publike dhe veprimeve në terren, përfshirë kërcënimeve, poshtërimeve dhe zhdukjeve, përfshirë vrasjeve, të rivalëve, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm synonin të pozicionin veten si zërin e vetëm legjitim dhe përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në pikën 36 të aktakuzës.

Më tej, Specialja ka thënë se do të njoftojë me kohë për datën dhe orarin e paraqitjeve të para të tyre para gjykatësit të procedurës paraprake. Viktimat mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në proceset gjyqësore të të akuzuarve

/GazetaReforma.com/

Etiketa: AktakuzaGjykata SpecialeThaçi

Të lidhura

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet
Aktualitet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 vota të diasporës, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ. Deri tani, Partia...

08:14 14/05/2025
Para

Interi shpreson që Lukaku të kthehet me Atalantën, ja gjendja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
Horoskopi sot: 24 Prill 2025

Horoskopi sot: 14 Maj 2025

07:56 14/05/2025
Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.