Ish-ministri i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar me kritika të forta ndaj mënyrës se si po vepron qeveria në raport me ekonominë dhe sipërmarrjen.
Sipas tij, fokusi i qeverisë vetëm te oligarkët dhe bizneset e mëdha, duke anashkaluar biznesin e vogël, po thellon ndjeshëm pabarazitë ekonomike dhe sociale në vend, duke nxitur një klimë të rrezikshme pakënaqësie politike.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Malaj u ndal edhe te stili i qeverisjes së Edi Ramës, të cilin e konsideron autoritar dhe të dëmshëm për institucionet.
Ai përmendi vendime të njëanshme si ndërhyrjet në projektin e Lungomares dhe shkarkimet e papritura në administratë, duke i cilësuar si shenja të një pushteti që vepron në mënyrë arbitrare dhe në funksion të interesave të ngushta politike.
ARBEN MALAJ:
Këndvështrimi i zhvillimit të vendit tonë bazuar tek pronarët e mëdhenj, oligarkët dhe tek bizneset e mëdhenj, duke penguar dhe injoruar biznesin e vogël dhe mundësitë e vogla të çdo pronari privat, është një model ekonomik që do të sjellë pabarazi, agresivitet social dhe pse jo, agresivitet politik.
Si frenohet Edi Rama?
Duhet të kemi parasysh që, ndryshimet pozitive në një vend duhet të behen me votë. Pra, që do të thotë, është vrarë ndërgjegjësimi, është vrarë ndërgjegjësimi publik. Në qoftë se të gjithë ata që kanë biznese në Lungomare, në mënyrë të unifikuar dhe thjesht paqësore do të bllokonin policinë, unë jam i bindur që Rama do t’i thërriste edhe njëherë mendjes së vetë, sepse nuk mund të hapësh luftë me të gjithë njerëzit thjesht e vetëm sepse kalon ai një ditë atje, nuk i pëlqen nga pikëpamja grafike një zhgarravinë në ato bizneset në anë të Lungomares. Dhe më e keqja e shet si një fitore të madhe. Si mund ta shesë si fitore një kryeministër këtë…
Ka qenë 11 vjet kryetar bashkie, është 13 vjet kryeministër dhe e shet si fitore diçka që kaloi në rrugë, pa një kioskë atje apo një çadër dhe dha urdhër që në të gjithë Shqipërinë të hiqen çadrat. Kjo është…. Gjëja e parë duhet të ishte verifikimi i lejes, sepse janë kosto që do t’i paguajnë taksa paguesit. Në qoftë se Ermali që unë i bëra thirrje publike nga rrjetet sociale që mos të bënte shkarkimin e 11 drejtorëve sepse do të vejë në SPAK dhe nuk e kisha kërcënim për Ermalin, e kisha ndërgjegjësim që të zbatojë rregullat e shtetit.
Do të kishte firmosur pushimet, do të ishin 21 drejtorë bashkie që do të merrnin të drejtën e pagës për disa vite dhe këto para nuk do ti paguante Rama, do t’i paguanin taksapaguesit vlonjate.
Ku është Rama që kujtohet tani për ujin në Vlorë?