Behar Pema, është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi përplasi makinën ku udhëtonin 4 vajza, 2 prej të cilave humbën jetën, pasditen e 13 shtatorit në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan.
Drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar në momentin e përplasjes. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se mjeti tip “Benz” me targa AB 209 AD, nuk ka ndaluar në rrugë. Shoferi Behar Pema, goditi nga pas makinën ku po udhëtonin katër vajzat, ishte me shpejtësi 160 km në orë dhe mbi të gjitha thuhet se ai nuk ka frenuar.
Si ndodhi aksidenti në tunelin e Elbasanit? Përplasja e fuqishme ndodhi mes një makine tip “Volkswagen” dhe një tjetër automjeti tip “Audi”. Pas përplasjes dy shoferët kanë mbetur të bllokuar për disa minuta në makinat përkatëse, ndërsa më pas janë dërguar me urgjencë në spital. Si pasojë e këtij aksidenti qarkullimi në tunelin “Elbasan-Tiranë” është bllokuar për disa minuta.
Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete nga mjeti “Volkswagen” dhe janë dërguar në spitalin e traumave në Tiranë, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë. Dy të plagosurat e tjera ishin në gjendje kritike për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Me date 24.12.2020, rreth orës 12:10, në afërsi të tunelit e rrugës Tiranë-Elbasan, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.