Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Gramsh ku humbi jetën një 30-vjeçar, Ledion Lami dhe u plagosën 9 të tjerë, midisë të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeç. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur mjeku Emanuel Rrengo, i cili është edhe shefi i urgjencës në Gramsh.
Sipas mjekut, të plagosurëve u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, pasi ishte e pamundur që t’’i nxirrje shpejt prej aty. Fillimisht thotë ai, mjekët janë drejtuar për te personi që mbeti i vdekur, 30-vjeçari Ledian Lami. Për ‘Balkanëeb’ ai shprehet, se në mendje i ka mbetur një çift, burrë e grua, të cilët ishin të lidhur pranë njëri-tjetrit në gjendje të rëndë shëndetësore. Gruaja sipas tij ishte në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.
“Ishte goxha e vështirë. Kjo ka qenë urgjenca ime e parë më e madhe. Falenderoj stafin për gatishmërinë. Menjëherë sapo kemi marrë lajmin, kemi bërë njoftimet, të gjithë stafit të urgjencës, edhe kanë qenë në gatishmëri të gjithë mjekët. Dua të falnederoj personelin, që me mjete rrethanore u përgjigj të jepte ndihmën e parë. Personeli ka hasur viktimën e parë dhe pas tij, rastet e tjera, 3 apo 4 kanë qenë rëndë, i kanë ngjitur në krahë, sepse ishte zonë e thepisur. Ndihma e parë është dhënë në vend. Rasti i parë që erdhi, erdhi nga një makinë personale. Nga autoambulancat tona është dhënë ndihma në vend. Në ndihmë na kanë ardhur edhe urgjenca nga Cërriku dhe Elbasani. Dy persona u gjetën rëndë, burë dhe grua, u gjetën në të njëjtën vend. Të dy ishin në gjendje të rëndë. Në spital ishte i gjithë stafi, edhe stafi i kirurgjisë. Në spital u dha ndihma mjekësore për rastet, me aq sa kemi mundësi.”, ka thënë Emanuel Rrengo.