Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Eldi Allushin, pronarin e automjetit tip “BMË X6” që u aksidentua te diga e Liqenit Artificial pak ditë më parë. Allushi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Pas hetimeve nga policia u mësua se makina drejtohej nga Emiljano Nina, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Ai rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por ndërkohë ende nuk është gjetur nga policia.
SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...








