Mbrëmjen e sotme një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë.
Bëhet me dije se në hyrje të qytetit një automjet tip “Mercedes Benz” i drejtuar nga shtetasi me iniciale N. S. ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit ka ndërruar jetë në vend pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes përplasjes së fortë, këmbësori ka humbur jetën në spital. Mësohet gjithashtu se viktima është rreth të 40-ave ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të “Kryqëzimit të Shëngjinit”, shtetasi N. S. duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.