Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia bën me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin Pal Vathi, banues në Lezhë. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së fortë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për t’u marrë në pyetje dhe për veprime të mëtejshme hetimore. Nga na tjetër, nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e këmbësorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti tragjik.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.