Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një punonjës i policisë jashtë shërbimit ka përplasur një të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sazani”, ku shtetasi K.H., 61 vjeç, i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, ka goditur këmbësorin A.M., 79 vjeç, i cili po ecte në rrugë.
Për pasojë, i moshuari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njoftoi se po kryhen hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që Grupi Hetimor dhe AMP po marrin masat përkatëse.