Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti.