Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dy gra.
Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe ndodhi ne ditën e pare te vitit të ri 2024.