Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.
Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin A.K., dhe një mjet me drejtues shtetasin A.V., si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Në fotot e publikuar shihet se si një makinë, e përfshirë në aksident, është dëmtuar rëndë.Makina e cila shihet e dëmtuar në pjesën e përparme dhe anësore të saj, ndodhet në mes të rrugës dhe kjo ka krijuar bllokim të trafikut.
Durrës/Informacion paraprak
Në datë 05.10.2020, rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, janë përfshirë në aksident rrugor, një mjet me drejtues shtetasin A.K., dhe një mjet me drejtues shtetasin A.V., si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e trafikut.