Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

AKSHI i skandaleve sërish përgjegjës, të dhënat e pagave mund të dalin vetëm nga ky institucion

14:40 23/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pa “u harruar” ende skandali i patronazhistëve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është sërish në qendër të vëmendjes. Natyrisht, jo për arritjet e saj “madhështore” në mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.

Prej ditës së djeshme po qarkullon një document me pagat e qindra mijëra qytetarëve. Tashmë ky dokument po shpërndahet nëpër telefona, në rrjetet sociale e në Ëhatsapp.

Por këto të dhëna nuk dolën nga hiçi. Inxhinieri i IT, Gent Progni ka thënë në një intervistë për Abc Neës se pagat i ka vetëm Instituti i Kontributeve Shoqërore dhe Drejtoria e Tatimeve dhe të dyja këto i kanë serverat në AKSH.

“Centralizimi i sistemit nga AKSH është deri në nivelin e punësimit të IT, pra duhet ta certifikojnë ata. Serverat janë të centralizuar në AKSH.

Pagat i ka vetëm Instituti i Kontributeve Shoqërore dhe Drejtoria e Tatimeve dhe të dy i kanë severat në AKSH. Nëse IT e një institucioni të tillë, gjeneron të dhëna të tilla, lajmërohet institucioni i AKSHIT. Asgjë nuk del pa e ditur AKSHI. Nëse do bëhej nga jashtë, AKSHI do të njoftonte që ka një data breach, dhe populli do të ishte në dijeni.

Kryqëzimi i të dhënave që është bërë, është alokim që bëhet vetëm aty ku është sistemi qendror. Centralizimi i databazeve, të gjitha mblidhen në E-albania. Aksesimi është bërë në total i databazës, është çështje kohe apo interes momental i grupit që i ka për të vendosur kur publikohen. Dëmi është kolosal”, ka thënë Progni.

Pra, të dhëna të tilla mund të dalin vetëm nga AKSHI, pasi është i vetmi institucion që mund të mbledhë e të eksportojë sasi të tillë të dhënash. Progni ka treguar më tej se edhe nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur nga jashtë, apo nëse dikush i brendshëm do të përpiqej të eksportonte të dhëna, AKSHI do të njoftohej automatikisht. Rrjedhimisht, këto të dhëna ose kanë dalë nga aty me vetëdije të plotë, ose AKSH ka mbyllur sy e vesh për dy skenarët e tjerë, që duken më pak të mundur.

Edhe njëherë ky institucion po tregon se nuk është aty aspak për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve, por me skandalet që dalin në dritë njëri pas tjetrit vetëm sa i bën hije qeverisë.

Pavarësisht justifikimeve të kryetares së këtij institucioni, Milinda Karçanaj se databaza nuk ka të bëjë me AKSHI dhe reklamimit të punës së tyre, duket se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Këto të dhëna të publikuara së fundi, dëshmojnë sërish faktin se s ai pasigurt është AKSHI në mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

 

 

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Gërdeci/ Hiqen pengesat për SPAK, ja çfarë vendos Gjykata e Lartë për rekursin e Mediut

Gërdeci/ Hiqen pengesat për SPAK, ja çfarë vendos Gjykata e Lartë për rekursin e Mediut

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English