Nesër mblidhet Akademia Alternative Shkencore, posaçërisht për paktin detar me Greqinë. Një grup intelektualësh nga fusha të ndryshme, politikanë dhe shoqëria civile do t’i dërgojnë qeverisë një rezolutë, tekstin paraprak të së cilës, Gazeta Reforma e disponon.
Ndër të tjera, Rezoluta kërkon që qeveria të bëjë transparencë, pse pranoi vendimi e Greqisë për zgjerimin nga 6 në 12 milje detare. PO ashtu, kërkohet që në Hagë, Qeveria të kërkojë kufizimin e të drejtës së ishujve dhe shkëmbinjve ujorë në delimitimin e ujërave të shelfit kontinental në Detin Jon.
/GazetaReforma.com/