No Result
View All Result
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
No Result
View All Result
Gazeta Reforma

AI: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut

12:31 07/04/2021
Reading Time: 3 mins read

Warning: Trying to access array offset on false in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageNormalLoad.php on line 70

Warning: Trying to access array offset on false in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageNormalLoad.php on line 73

Disa masa për të luftuar pandeminë kanë përkeqësuar nivelin e pabarazisë në Evropë dhe Azinë Qendrore, thuhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” (AI).

Një numër i qeverive, sipas raportit, e përdorën krizën e pandemisë “për marrjen e pushtetit, minimin e lirive dhe si një arsye për të injoruar obligimet për të drejtat e njeriut”.

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë, organizata thekson se masat e qeverive ndaj pandemisë “ekspozuan përjashtimin shoqëror, pabarazinë dhe mbivlerësimin e shtetit”.

“Afër gjysma e të gjitha vendeve në rajon kanë vendosur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me COVID-19 dhe qeveritë kanë kufizuar të drejtat e tilla si liria e lëvizjes, shprehja dhe tubimet paqësore”, thotë AI.

Zbatimi i izolimit dhe masave tjera të shëndetit publik , thuhet në raport, goditën individët dhe grupet e margjinalizuara. Këto grupe janë shënjestruar duke u goditur me dhunë, kontrolle identiteti, karantina dhe gjobitje.

Romët dhe njerëzit në lëvizje, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit, u vendosën nën “karantina të detyrueshme” diskriminuese në Serbi, Hungari, Greqi, Bullgari, Sllovaki, Qipro, Francë dhe Rusi.

Hulumtuesit e Amnesty International kanë zbuluar se zyrtarët për zbatimin e ligjit përdorën në mënyrë të paligjshme forcën dhe kryen shkelje tjera në Belgjikë, Francë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Kazakistan, Kirgizi, Poloni, Rumani dhe Spanjë.

Shumë vende, ku liritë dhe të drejtat e njeriut kanë qenë të kufizuara, gjatë vitit 2020 situata u përkeqësua, pasi autoritetet vendosën më shumë kufizime.

Autoritetet ruse shkuan përtej, duke mos goditur vetëm organizatat, por edhe individët e cilësuar si “agjentë të huaj”. Raporti vë theksin te dhuna brutale, të cilën policia bjelloruse e përdori ndaj protestuesve të cilët kundërshtonin rezultatin zgjedhor si të manipuluar.

Qeveritë në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Francë, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rumani, Rusi, Turqi, Turkmenistan dhe Uzbekistan, sipas Amnesty International, e “keqpërdorën legjislacionin ekzistues, dhe atë ri, për të kufizuar lirinë e shprehjes”.

Organizata thekson se qeveritë gjithashtu nuk morën masa të mjaftueshme për të mbrojtur gazetarët dhe sinjalizuesit, duke përfshirë punëtorët shëndetësorë dhe nganjëherë shënjestruan ata që kritikuan përgjigjet e qeverisë ndaj pandemisë.

“Këto raste janë shënuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Armeni, Bjellorusi, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rusi, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan”, thuhet në raport.

Gërryerja e pavarësisë së gjyqësorit

Amnesty International thotë se qeveritë në Turqi, Poloni, Hungari dhe në vendet tjera, gjatë vitit 2020 kanë vazhduar të ndërmarrin veprime të cilat kanë shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.

“Kjo përfshin disiplinimin e gjyqtarëve ose ndërhyrjen në emërimet e tyre”, thuhet në raport.

Në Rusi dhe në “pjesën më të madhe” të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, shkeljet e së drejtës për një gjykim të drejtë mbetën “të përhapura” dhe autoritetet përmendën pandeminë për të mohuar takimet e të burgosurve me avokatë dhe për të ndaluar publikun të përcjellë gjykimet.

Kufizimi i hapësirës për mbrojtësit e të drejtave të njeriut

Disa qeveri në Evropë dhe në Azinë Qendrore kanë kufizuar edhe më shumë hapësirën për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare, thuhet në raport.

Kjo, sipas Amnesty International është bërë përmes “ligjeve dhe politikave kufizuese dhe retorikës stigmatizuese”.

Protestuesit paqësorë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët civilë dhe politikë në Rusi u përballën me arrestime dhe ndjekje penale.

Në Kirgizi ndryshimet e propozuara në legjislacionin për OJQ-të parashihnin kërkesa “të vështira” të raportimit financiar, ndërsa “legjislacioni i ri kufizues i OJQ-ve u diskutua” edhe në Serbi, Bullgari, Greqi, dhe Poloni./REL

Tags: AIpandemiaREL
Next Post

Warning: Undefined array key "jnews-75x75" in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/Image.php on line 93

Warning: Trying to access array offset on null in /var/www/gazetareforma.com/wp-content/themes/gazetareforma/class/Image/ImageLazyLoad.php on line 100

Akuzat e Ballukut: Ky është grusht shteti, bllokohet aeroporti se do Saliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You're not logged into Tiktok, please login here
Social icon element need JNews Essential plugin to be activated.

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.