Shpenzimet e qeverisë Rama, shpesh herë janë vendosur në shënjestër. Herë për fasada, e herë për shpenzime luksi, apo në partneritet me privatët, por skandalet nuk kanë munguar.
Për të justifikuar këto shpenzime, teksa fliste nga konferenca me kryeministrin Rama, Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u justifikua se këto shpenzime shkojnë për pagat e administratës publike, teksa tregonte grafikët me rritjen e pagave ndër vite.
“Se fillojnë pastaj dhe thonë ku i harxhuat lekët, ja ku janë lekët, pagat e administratës…” – u shpreh Ahmetaj.
/GazetaReforma.com/