Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Agasi koordinator i grupeve kriminale”/ E PLOTË, Ahmetaj-Rama në RAI 3

11:24 03/06/2024
Reading Time: 5 min lexim

Një pjesë e mirë e emisionit në RAI 3 që u transmetua dje i referohej akuzave që bëri ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në intervistën, që u paraqit si një kamera e fshehtë nga RAI3, Ahmetaj hidhte akuza të forta ndaj Ramës, për lidhje me personazhe të krimit të cilat kishin edhe një koordinator të tyre. Bëhet fjalë për Ergys Agasin, për të cilin RAI 3 specifikon se është një biznesmen me qendër në Durrës.

Në bisedën që zhvillohej në tavolinën e mbushur me ushqime dhe verë plot, Ahmetaj i tregonte gazetarit Giorgio Mottola se grupet kriminale në Shqipëri, fitojnë tendera, dhe marrin punë publike.

“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

 Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve”

Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë

Në reportazh thuhet se Agasi nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

I pyetur në lidhje me këto deklarata, të bëra nga Ahmetaj, Rama e kaloi si gjithmonë me shaka duke thënë se nuk ka pyll pa derra

Gazetarët i cituan Ramës pretendimet e Ahmetajt, pa i treguar se bëhej fjalë pikërisht për ish-numrin 2 të qeverisë.

Pyetje: Kemi folur me një ish-eksponent të qeverisë tuaj, i cili pretendon se ka paralajmëruar për kanabizimin për ekonominë…

Edi Rama: Nuk e di me kë keni folur ju, por unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht

Pyetje: Ai pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe i keni takuar këtu?

Edi Rama: I njëjti burim? Duhet të jetë burim i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Pyetje: Ka pasur role të rëndësishme.

Edi Rama: A kemi një thënie në Shqipëri, pyll pa derra nuk ka.

Pyetje: A është e vërtetë apo jo?

Edi Rama: Dua të them edhe një gjë që e bënte të neveritshëm reportazhin tuaj. Nga romakët, tek civilizimi ynë, i takon barra atij që akuzon të vendosë para faktet. Nuk është kjo mënyra për të përdorur publikun. Njerëzit janë shumë më të pritur të besojnë gënjeshtrat sesa të vërtetën. E vërteta nuk bën lajm. Krerët e bandave kriminale më kanë ardhur këtu, unë vizatoja dhe ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve, do të ishte film i bukur. Si mund të bëjmë një intervistë me ju dhe ne e sjellim në këtë nivel të ulët dhe flasim për njerëz që nuk janë këtu. Përgjigja ime është kjo: Nuk është shërbim publik të përmendësh emra njerëzisht. Mediat shqiptare nuk bëjnë diferencën. Neveria e Report është mjaltë, krahasim me median shqiptarë. Unë flas me ju, me një njeri që prezanton kategorinë që të themi që është krijuar nga Montanelli dhe jo Enver Hoxha.

Sa i takon emrave të përmendur për lidhje me krimin, siç ishte dhe rasti i Luftar Hysës, Rama nuk preferoi që të komentonte. Luftar Hysa është një emër që më pas është konsideruar nga Kanadaja si një nga narko-trafikantët e Amerikës Latine, i cili pastron para në emër të kartelit “Sinaloa”. Lidhur me takimin, Rama tha e ka pritur njëherë në zyrën tij, pa e ditur se kush ishte. Për kreun e qeverisë, personazhe të tillë janë subjekt i ligjeve dhe institucioneve shqiptare. Por Rama tha se nuk kishte ndërmend që të hiqte lejen e dhënë për Valona Construction që sipas autoriteteve kanadeze është kompani guackë e Hysës.

“Nuk jap koncensione, apo çfarëdo qoftë. Nuk jam shteti, jam kryeministri. Shteti ka struktura dhe ka organizata. Krimineli italian që është dënuar me 17 vjet këtu, i është drejtuar gjykatës për një problem që ai pretendon se është krijuar nga ne. Pra duhet kaluar nëpër rrugë ligjore për çdo subjekt. Unë nuk kam takuar asnjë pastrues parash, jam takuar me shqiptarë, më kanë thënë arsyen e takimit, dhe nuk më duket se dikush ka përfituar favore. Atëherë nëse ndonjë del i kriminel, këtu ka ligje. Është drejtësia”, tha më tej Rama gjatë intervistës.

 

Etiketa: edi ramarai 3

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para
“Do të shoh nga qielli”/ I riu shqiptar humbi jetën në aksident, mesazhi rrëqethës

"Do të shoh nga qielli"/ I riu shqiptar humbi jetën në aksident, mesazhi rrëqethës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.