Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Afera me 1.5 milionë dollarë, arrestohet në Rinas drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci

11:10 27/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Klodian Gradeci, u  arrestua mbrëmjen e djeshme, kur sapo kishte  zbritur në Rinas.

Gradeci u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia në Rinas, teksa po kthehej nga Turqia.

Kujtojmë se vetëm një ditë para se Prokuroria të niste arrestimet, më datë 7 tetor 2020, Klodian Gradeci u arratis drejt Turqisë. Prokuroria dyshonte se operacioni ishte dekonspiruar për faktin se ish-kreu i AKBN-së u largua një ditë para operacionit për arrestimin e tij dhe të vartësve.

Ish-drejtori i AKBN-së, u akuzua si i përfshirë në skemën e mashtrimit me disa vartës dhe biznesmenë, skemë e cila i kushtoi dëm shtetit shqiptar 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kishin kryer.

Gradeci bashkë me dy biznesmenët Isuf Berberi dhe Naim Kasa, pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, zyrtarë të AKBN-së, morën nga shtetit 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kanë kryer.

Pra, dy biznesmenët kanë paraqitur në AKBN fatura fiktive për pastrimin e puseve të naftës, dhe me ndihmën e zyrtarëve të këtij institucioni kanë marrë 1. 299.000 dollarë amerikanë. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar ishte në vlerën e 1.472.766 dollarë.

Hetimet në lidhje me këtë aferë janë drejtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe kanë zgjatur për 4.5 vite

SKEMA E MASHTRIMIT E ZBARDHUR NGA PROKURORIA:

Shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN, ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (shtetasit Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Etiketa: AferaakbnarrestimiKlodian GradeciRinas

Të tjera

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së
Aktualitet

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Prokuroria e Hagës ka sqaruar zyrtarisht se në përkthimin në shqip të fjalës së prokurores speciale ka pasur një gabim,...

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve
Aktualitet

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë zyrtarisht në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë...

14:22 09/02/2026
Para

Naftëtaret e Ballshit në ditën e 13-të të grevës:"Përditë po ndihemi të dobëta, por nuk dalim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

14:09 09/02/2026
Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

13:57 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.